Një tjetër shqiptare ka bërë publike kandidaturën e saj për Këshillin Bashkiak në Gjermani.
Ajo është Dhurata Caushaj, e cila po kandidon në zonën e Freiburgut. Canaj përveç angazhimit të saj profesional në shkencat informatike, është edhe aktiviste për të drejtat e grave dhe emigrantëve në komunitetin gjerman.
Kujtojmë se numri i shqiptarëve në diasporë, të cilët janë të përfshirë në politikë sa vjen e rritet.