Aktualitet

Një shqiptar si 007-a: Bëhet hero pasi shpëton një grua

By vizional

October 23, 2017

Një shqiptar është kthyer në heroin e ditës në Britaninë e Madhe. Ai shpëtoi jetën e një gruaje që po mbytej në lumin Tamiz të Londrës. Kamarieri muskuloz Genci Gestila ishte duke pirë në një pab, kur dëgjoi thirrjet për ndihmë. 21-vjeçari tha për Daily Mail: “Ajo ishte në mes të lumit. Ishte thellë, nuk e prekte fundin dhe po thërriste: Nuk di të notoj”. “Ishte e shokuar për shkak se uji është i ftohtë. Kur arrita te ajo, më tha se nuk merrte dot frymë. E nxora tek bregu”. Ish-ushtari e nxori nga uji i ftohtë, përpara se të merrte autobusin dhe të kthehej në shtëpi. Kalimtarët thanë se ai doli nga uji si aktori Daniel Craig në filmin ‘James Bond’. Një dëshmitar tha: “Ai dukej si Daniel Craig. Një oficeri i tha hero. Mendoj se ai njeri duhet vlerësuar”. Shqiptari ka jetuar në Greqi dhe aty ka kryer shërbimin ushtarak.