Aktualitet

Një shqiptar, kandidat për Këshillin Bashkiak të Kremonës në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve

By vizional

May 16, 2017

Një shqiptar, kandidat për këshillin bashkiak të Kremonës në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve

 

Këshilli i emigrantëve është një hap përpara. Landi Hajazi, njohës i vjetër i qytetarëve emigrantë, aktivist social në  provincën e Kremonës, përpiqet për të përfshirë shqiptarët dhe jo vetëm të Kremonës në projektin “Këshilli i EmigrantëveJanë më shumë se 1300 persona, komuniteti i dytë më i madh i të huajve rezidentë në këtë qytet, që nuk shfaqen shumë, por janë të qetë dhe shumë punëtorë. Landi Hajazi, është kandidati që pas një muaji do të garojë për një vend në këshillin bashkiak të Kremonës, ku do të përfaqësojë jo vetëm të drejtat e shqiptarëve, por të gjithë emigrantëve që jetojnë në këtë rajon.  Ekzaktësisht janë më shumë se 14% e rezidetëve të rinj kremonezë, me të drejtë vote për zgjedhje të grupit që do të përfaqësojë interesat dhe dëshirën e pjesëmarrjes së të gjithë emigrantëve, kapacitete të mëdha dhe nivel i mirë edukativ. Shqipëria emergjente është një vend i projektuar në modernitet, një hap nga Europa, pjesë e së cilës pritet të jetë.