Aktualitet

Një shirit që shpëton jetë/ Nga Manjola Arizaj Zeka

By vizional

July 21, 2017

Ka ardhur koha që të lutemi veç për jetën. Në vend të asaj vogëlushes ruse mund të ishte një shqiptare, e sot në vend të lajmit rutinë, mund të kishim klithma e gjëma. Sigurisht që keqardhja është e madhe, por alarmi nuk është siç do ishte (mos ndodhte kurrë) nëse në vend të saj do ndodhej një adoleshente nga Shqipëria. Pse nuk ka një vijë kufizuese në ambientet ku pushojmë? Një vijë që u thotë mjeteve ju nuk mund ta kaloni, dhe notarëve, ju nuk mund të shkoni përtej kësaj. Nëse plazhet janë private, se edhe nëse janë private kjo s’do të thotë se janë të paprekshëm, se në fund të fundit e kanë grabitur me letra atë vend që ka qenë publik, atëherë kujt duhet t’i kërkohet llogari pse nuk janë vendosur shiritat paralajmërues. E të mos bëjmë sikur nuk ka precedentë. Vjet apo parvjet ndodhi e njëjta gjë me një pushues po të huaj, sërish rus në mos gaboj. Do presim motorët e ujit, apo skafet që gati vijnë në breg të marrin jetën e ndonjë shqiptari që të merren masat? Një shirit. Kaq e thjeshtë është.