Një shërbëtor i Zotit dhe bari i mirë?! Ai ka pamjen dhe...

Një shërbëtor i Zotit dhe bari i mirë?! Ai ka pamjen dhe zellin e dom Gjergjit

498
0

Nga Mira Tuci

Si duket një prift, si duket një shërbëtor i Zotit dhe bari i mirë?! Ai ka pamjen dhe zellin e dom Gjergjit. Krenare për ty dom Gjergj, për vokacionin e për përkushtimin tand. Zoti zgjedh rrugë që mendja jonë nuk i projekton dot. Me këtë vendim për të të bërë ipeshkev të Mirditës, misioni yt merr dimensione të reja dhe me zellin tand shpirtëror, dijen teologjike dhe filozofike, vullnetin e hekurt dhe introspeksionin që vjen prej Shpirtit të Shenjtë…

Zoti dhe Papa Francesk kanë shtruar një udhë të re para teje e që jam e sigurt se nuk do ta ndalësh vrapin për të çuar në dritën e Hyut me shumë shpirtra të pastër. Urime dom Gjergj tash duhet me të thirr imzot. Gjergj. E paç Jezu Krishtin në krah para çdo sfide.

P.S: Për më tepër kur t’ka vënë në krye të Mirditorëve. Apo jo dom Agustin Bardhi se ankohej se ishte rrethu nga mirditorët