Një ndër 40 njerëzit më të suksesshëm në SHBA, shqiptarja pjesë e...

Një ndër 40 njerëzit më të suksesshëm në SHBA, shqiptarja pjesë e “2020 Rising Stars 40 Under 40”

501
0

Shqiptarja Lola Gazivoda është listuar në 40 njerëzit më të suksesshëm nën të 40-tat nga Këshilli i Biznesit të Westchester, SHBA. Emri i saj është radhitur në “2020 Rising Stars 40 Under 40” krahas drejtuesve të kompanive të mëdha amerikane e profesionistëve të suksesshëm në fushën e sipërmarrjes dhe asaj sociale Këshilli i Biznesit i Westchester, shkruan për të përzgjedhurit se : “Sasia dhe cilësia e kandidatëve të këtij viti është e krejtësisht e veçantë. Fituesit e këtij viti përfaqësojnë më të mirët dhe më të ndritshmit e Westchester County, në mesin e të cilëve ka dhe profesionistë të rinj që vijnë nga një seksion i jashtëzakonshëm i organizatave dhe industrive.”

Aktualisht, Gazivoda është Zv. Presidente e Bankës M&T. Gjithashtu, ajo është aktiviste në disa nga organizatat humanitare, siç janë: “ March of Dimes” dhe “ Grace Autreach” në Bronx, e cila ndihmon gratë me të ardhura të ulëta që ta vazhdojnë shkollën e lartë. Ajo është edhe anëtare e bordit drejtues: “ Childcare Counsel, Westchester”, dhe po ashtu kryetare e degës së Organizatës shqiptare “ Vatra” në Westchester NY.