Një mision i veçantë: kullosja e deleve në qendrat e qyteteve

Një mision i veçantë: kullosja e deleve në qendrat e qyteteve

477
0

Në Francë së fundmi ka ndodhur një dukuri e rrallë një tufë barinjsh janë dyndur në zona të populluara me njerëz dhe turistë ku edhe kanë nxjerrë për kullotje bagëtinë e tyre. Kjo ngjarje është shënuar në Saint Denizë të Francës.

Për 11 ditët e ardhshme kjo tufë me 25 dele do të vazhdojë të kullosë në 34 qytete të tjera si pjesë e një marshimi të kullotës së bagëtive.

E gjithë kjo bëhet me një synim të vetëm: Integrimin e kafshëve në jetën e qytetit. Kjo tufë kafshësh është parë të ushqehet me barin e lulishteve të qyteteve të mëdha që nuk janë gjë tjetër veçse parqe publike ku zakonisht pushojnë vendasit dhe turistët.

Grupi që fshihet pas kësaj ngjarje dëshiron të tregojë se si qytetet e mëdha metropolitane mund të ndërtojnë dhe bëjnë shumë me ushqimin e fshatit.

Po ashtu praktika ka filluar edhe në sheshet e gjelbëruara publike në Nju Jork.