Lajme

Një lule për Arbana Osmanin! Momenti i ëmbël që bëri të lumtur moderatoren

By vizional

April 13, 2019

Pasi i dha fund martesës 16-vjeçare, Arbana Osmani na tregon se e ka rigjetur lumturinë në krahët e një personi special për të dhe ai është djali i saj 4-vjeçar.

Ndërsa ndan shpesh momente gëzimi me vogëlushin e saj, një të tillë e publikoi edhe sot.

Arbana postoi në Insta Story një imazh ku dallohet në profil djali i saj Jon, i cili i dhuron një tulipan.

“Tulipan nga i dashuri im”, shkruan Arbana në imazhin e ëmbël.

Pak kohë pas ndarjes nga bashkëshorti, Arbana Osmani u përfol se po përjeton një histori të re dashurie.

Bëhet fjalë për regjisorin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” Eduart Grishaj, nën shoqërinë e të cilit Arbana është parë shpesh herë.

Pavarësisht se Arbana nuk ka folur për këtë, regjisori ka publikuar foto me moderatoren Osmani gjatë provave për emisionin, apo nga udhëtimet e shpeshta që kanë bërë jashtë vendit.