Një “luftëtar” për Milanin, pas Ibrahimovic, Maldini vendos “bast” për ish-futbollistin e...

Një “luftëtar” për Milanin, pas Ibrahimovic, Maldini vendos “bast” për ish-futbollistin e Juventusit

418
0

Mario Mandzukic te Milan është më shumë se një ide. Klubi kuqezi ka nisur prej javësh tratativat, që duket se po shkojnë drejt një fundit të lumtur, pas takimit të fundit të Maldinit me menaxherin e lojtarit. Sulmuesi kroat ka shumë eksperiencë, por dyshimet e vetme kanë të bëjnë me formën fizike, pasi ndeshjen e fundit e ka luajtur më 7 mars të vitit të shkuar me Al-Duhail në Katar.

Që atëherë, ai është një lojtar i lirë dhe është stërvitur në mënyrë individuale. Milan dhe Mandzukic mund të bien dakord për një kontratë 6-mujore me të drejtë rinovimi. Paolo Maldini ka komunikuar personalisht me ish-futbollistin e Juventusit dhe është gati të vendosë një tjetër “bast” si në rastin e Ibrahimovic, të cilin e fitoi kundër të gjitha parashikimeve.