“Një jetë në përplasje, rebeli Dhërmiut”- Ilir Demalia përkujton 106 vjetorin e...

“Një jetë në përplasje, rebeli Dhërmiut”- Ilir Demalia përkujton 106 vjetorin e lindjes së poetit Petro Marko

344
0

Sot 106 vjet më parë lindi shkrimtari dhe poeti Petro Marko.

Petro, luftëtari Spanjës ku u njoh dhe u miqësua me shkrimtarin botëror Ernest Hemingëay . U  burgos nga fashistët, nga komunistë 1947 deri 1950. Ju hoq  e drejta e shkrimit në 1973. I burgosën djalin Jamarbërin në 1975-1979, të gjitha këto Petro i paraqet libri “Re dhe gurë”, pa rrahjegjoksi, pa triumfatizëm por me nota dhimbje deri në asht.

Ky  libër i mrekullueshëm autobigrafik i Petro Markos, me thjeshtësinë e një kalibri të një njeriu Nobel, është një shuplakë për mburravecët shkrimtarë sot, që dje viheshin në shërbim të regjimit me vepra e poezi, me poste në institucionet me të larta të diktaturës, dhe sot paraqiten si disidente, sikur regjimi ditë e natë përgatiste arrestimin e tyre.

Imoralitetiti i këtij soji, është një neveri e gjallë edhe në pasuesesit e kopeve të letrare që, justifikojnë ATË për të justifikuar vetveten si kulture manipulim-simulimi, anti-vlerash dhe një morali kënete ku është sot kultura shqiptare

Petro, largua nga kjo jetë në 27 dhjetor 1991 në kullën e vetmisë, duke lenë me amanet që mos ti bëhej ceremoni mortore. Amaneti tij: eshtrat e t’i preheshin në kodrat e Dhermiut  buzë detit Jon aty ku u formua me muzat e lirisë.

Sot Petron, e mbulon përsëri heshtja!!! Tam-tamet e prostitucionit politik, muzikor, kulturor, intelektual-letrar do të mbushin faqet e gazetave dhe programet e TV-ve me laviret si shërbëtorët të regjimeve të radhës.

Jetën e tij Petro Marko e ka përmbledhur në këto fjalë në librin “Nje emër në katër rrugë”:

Rroftë jeta! jeta mbi gurë, jeta në dallgët e detit, jeta kur ishe zor të jetoje, zor të ëndërroje dhe zor të vdisje. Ata që kanë frikë nga jeta nuk kanë gjak dashurie.

 

Dëshpërim

 

Tërë brenga bredhërin

shpirt-këputur nëpër rruga,

zër’ i tij më s’psherëtin

se në syt ku dergjet muga

lot i heshtur, lot i ngrohtë

rrokulliset me përtim

mes fytyrës djersë – ftohtë

duke shkruar: dëshpërim!

Apologjia e jetës

 

…Marrëzi, turp turp dhe

 

mëkate

 

për jetën e tërbuar

 

se kur më ndal, o gjeneratë,

 

që vuan rrugës ndonjë natë,

 

më merr për të dënuar

 

dhe, me një zë që vret,

 

ngahera më pyet:

 

-Ku linde, o i ri?

 

-O jetë, linda në shkreti!

 

-Ku rron dhe ku vete,

 

ne ç’dhera e në ç’dete?!

 

-Çudi! Ç’kërkon prej meje ti

 

dhe si, o jetë, pyet,

 

kurse në varfëri

 

më hodhe kur më gjete

 

të lindur nga skelete

 

pa dritë, pa liri?

 

-Njeri!

 

Nga vete, as më thua?

 

-S’e di! Jo, Nuk e di!

 

Po lermë, o jete, ç’ke me

 

mua?

 

-Dua ta di, po dua!

 

-Atëherë, jetë e krisur,

 

për mua mos pyet

 

se qysh në n’agim kam nisur

 

të shkel si skllav i shkretë

 

mbi gjurma shprese drite…

 

. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

 

-O mëkatar,

 

as faliu ligjes sime,

 

bindu i çmendur ëndërrtar,

 

s’jeton me shqetësime!…

 

-Mu thell’ në brendësirë

 

ku ndjenja rron e lirë,

 

ku dhembja dhemb e prekur

 

nga ligja jote e fuqiplote,

 

në gjirin tim si hekur,

 

si hekur e çelik,

 

qëllo, qëllo, o me kamxhik;

 

pa frik’ e pa mëshirë

 

e pa pendim,

 

se mu në thellësirë

 

të shpirtit, në një kënd,

 

lindi një shqetësim

 

që çeli varrin tënd…