Lajme

Një javë shpërthyese plot të papritura, ja ç’kanë parashikuar yjet për datat 14-20 tetor

By vizionc

October 14, 2019

Dashi/ Gjatë këtyre ditëve do të keni ndjesinë sikur ka përfunduar një periudhë e lodhshme. Më e keqja tashmë ka kaluar dhe ju ndiheni më të qetë, por gjithsesi lodhja do të bëjë të vetën dhe ju do të ndiheni nervozë, sepse as Marsi, as Hëna nuk do t’ju favorizojnë. Edhe në çift do të keni mosmarrëveshje. Bëni kujdes veçanërisht në fundjavë. Dita më me fat e javës do të jetë e hëna.

Demi/Gjatë këtyre ditëve, qielli nuk do t’ju buzëqeshë. Për më tepër, do t’ju duhet të duroni edhe Venusin, edhe Mërkurin në pozicion të pafavorshëm, që do t’ju nxjerrin pengesa si në aspektin sentimental edhe në atë personal. Kushtojini kujdes marrëdhënies në çift, sepse mund të dalin në sipërfaqe probleme që prej kohësh shtireshit sikur nuk i shikonit. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë shumë me fat, kur Hëna do të jetë kthyer nga shenja juaj.

Binjakët/ Këto ditë Hëna do t’ju dhurojë fat, sidomos aty nga mesi i javës. Nëse jeni në pritje të ndonjë përgjigjeje, ajo mund të vijë diku nga e enjtja apo e premtja. Marsi, i kthyer në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj, ju bën të ndiheni më guximtarë për të ndërmarrë iniciativa. A e ndieni veten gati për t’u hedhur në aventura të reja? Nuk i dihet asnjëherë, sepse ky mund të jetë momenti i përshtatshëm që të lindë diçka e veçantë.

Gaforrja/ Planeti Venus do t’ju dhurojë gjatë kësaj jave emocione të bukura. Nëse ju dhe partneri keni pasur një moment krize, tani do të mund të gjeni paqe krah tij. Përgatituni që të përjetoni një fundjavë të mbushur me romantizëm. Edhe në aspektin profesional do të merrni lajme të mira. Megjithatë, Marsi në pozicion të pafavorshëm do të ndikojë që të ndiheni disi të lodhur. Mundohuni të kuptoni se çfarë ju bën të ndiheni më të qetë, në mënyrë që të shpëtoni prej stresit.

Luani/Ju shquheni për vendosmëri dhe kokëfortësi, edhe për faktin që gjithmonë e arrini atë që dëshironi. Por gjatë kësaj jave do të hasni pengesa, pasi Mërkuri është i kthyer në pozicion të pafavorshëm. Tensionet do të ndihen si në jetën profesionale dhe në atë personale. Do ta keni të vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët me të tjerët. Shtyjini çështjet më të rëndësishme për të enjten dhe të premten, pasi ato do të jenë ditët më të qeta të javës.

Virgjëresha/ Do të vazhdojë për ju një periudhë e suksesshme. Venusi i kthyer në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj ju dhuron pasion dhe mirëkuptim. Për beqarët parashikohen takime me fat për të shtunën dhe të dielën. Në aspektin profesional do të jeni të favorizuar ditën e martë dhe të mërkurë, pasi Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaja. Kini besim te vetja juaj dhe të jeni të sigurt se do t’i arrini synimet që keni.

Peshorja/ Do të vazhdojë për ju një periudhë, gjatë së cilës do të ndiheni të fortë e të suksesshëm. Edhe për këtë javë Marsin do ta keni në shenjë, duke ju dhuruar energjinë dhe forcën që të mund t’ia dilni mbanë në çdo fushë të jetës suaj. Ata që vetëm prej pak kohësh i kanë hyrë një aventure të re si në aspektin profesional edhe në atë personal, tashmë mund të shohin rezultatet e para. Ditët me fat do të jenë e enjtja dhe e premtja. Bëni kujdes të hënën, pasi mund të ndiheni paksa nervozë.

Akrepi/ Tashmë që planeti Venus është zhvendosur prej pak kohësh në shenjën tuaj, do të përjetoni një periudhë ndryshimesh në aspektin sentimental. Do të keni fat në dashuri, sidomos në fundjavë, gjatë së cilës do të kaloni një moment pasioni që vështirë se mund të harrohet. Tregohuni vigjilentë për shkak të ndonjë të papriture që mund t’ju dalë në aspektin profesional ditën e martë dhe të mërkurë, pasi Hëna nuk ju favorizon.

Shigjetari/ Këtë javë do të keni mbështetjen e planetit Mars, të gatshëm për t’ju ndihmuar në çdo sfidë tuajën. Askush s’do të mund t’ju ndalë dhe do të arrini të realizoni gjithçka dëshironi, pavarësisht pengesave që do të hasni rrugës, sidomos ditën e enjte dhe të premte, kur Hëna do të jetë e vendosur në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Dita me fat e javës do të jetë e hëna.

Bricjapi: Gjatë tetorit do të ndiheni të lodhur, hera-herës edhe të mërzitur nëse shikoni se diçka nuk shkon në drejtimin e duhur, por janë thjesht emocione kalimtare. Nëse keni bërë një kërkesë të rëndësishme për ju, brenda datës 23 do të merrni një përgjigje. Ky do të jetë një muaj i ngarkuar, plot nervozizëm dhe produktiv. Studentët që kanë provime janë shumë të favorizuar. Datat më të rëndësishme do të jenë 10, 11, 15 dhe 16. Keni dhuntinë për të bindur personat që ju rrinë afër. Edhe e hëna e datës 28 do të jetë e favorshme. Tetori do të jetë një muaj i shënjuar nga momente me energji të mëdha që do të sjellin suksesin tuaj.

Një muaj i rëndësishëm për çiftet që duan të hedhin hapin e rëndësishëm drejt martesës. Vjeshta do të jetë e mbarë. Yjet janë të favorshëm edhe për ata që s’duan të jenë më të vetmuar. Të lindurit në shenjën tuaj ia dalin fare mirë edhe vetëm pasi ndahen. Të mësuar me këtë vetmi arrini në përfundimin se e gjeni lumturinë vetëm të vetmuar. Bëni mirë të mos merrni masa kaq ekstreme, sidomos tani që mundësitë janë të mëdha. Muaji do të jetë i mbushur me emocione. Në jetën tuaj do të rikthehet një person që i përket së shkuarës, por jeni ju që vendosni nëse ju intereson. Lidhjet janë të favorizuara pas datës 23. Keni nevojë të rrini pak për hesapin tuaj. Të jetoni në izolim duke u menduar ju bën mirë, por janë fundjavat që jua bëjnë më të vështirë jetën. Megjithatë, sa më shumë i afrohemi fundvitit, aq më të favorizuara janë terapitë.

Ujori: Bëni shumë kujdes me kontratat e reja që do të firmosni. Një miqësi mund të prishet për shkak të pakënaqësive që mund të lindin në aspektin profesional. Tetori është muaji i mundësive fitimtare. Qëllimi i astrologjisë është parashikimi i periudhave të favorshme, ndaj nëse keni një propozim interesant, tregohuni guximtarë dhe shfrytëzoni javën e parë të muajit. Në fund të muajit do të keni një ide të bukur. Disa shpenzime të paparashikuara.

Jeta në çift nuk është edhe aq e favorizuar gjatë tetorit. Kjo s’do të thotë se do të karakterizohet nga ndarjet apo probleme të pazgjidhshme, por me gjasë puna do të jetë protagoniste në jetën tuaj këtë muaj. Shumë nga çiftet s’do të kenë kohë për njëri-tjetrin. Vëmendje do t’i kushtoni edhe një familjari apo një të afërmi që ka një problem shëndetësor. Historitë e dashurisë që lindin në tetor nuk do të jenë të besueshme. Nëse një person ju bezdis dhe bëhet i padurueshëm, pas datës 15 do ta çoni në djall. Ndoshta do të pendoheni për disa vendime të marra nxitimthi dhe që keni ngritur zërin më shumë se ç’duhej. Tetori do të shoqërohet edhe nga probleme të vogla shëndetësore, ndaj bëni mirë të shkoni sa më parë për vizitë te mjeku. Lodhja do të ndihet shumë, sidomos gjatë mesit të muajit. Pika juaj e dobët janë gjymtyrët dhe sytë.

Peshqit: Betejat e mëdha që jeni detyruar të luftoni gjatë muajve të fundit, tanimë po marrin fund. Nëse keni punuar fort, fundi i 2019 do të jetë i suksesshëm. Shumë nga ju kanë hequr dorë nga bashkëpunëtorë të padobishëm, tani jeni ju protagonisti absolut. Gjithçka do të shkojë më mirë pas datës 23. Në horizont duken fitore të vogla, por të rëndësishme. Ju ftoj të gjithëve të gjeni ekuilibrin dhe të planifikoni gjëra që ju bëjnë të lumtur. Ndryshimet janë të favorizuara.

Dashuria kthehet sërish në një pikë referimi në jetën tuaj, sidomos pas datës 8, kur takimet me persona të rinj janë të favorizuara. Dashuri të vjetra do të rikthehen. Çiftet që kanë kaluar një krizë të fortë, bëjnë mirë t’i qartësojnë gjërat e të mos jetojnë me ankth. Marrëdhëniet familjare do të jenë të mrekullueshme, sidomos gjatë fundvitit. Të vetmuarit do të kthehen sërish në lojë. Yjet janë bindës pas datës 20 dhe ju do të jepni një premtim të bukur. Është normale që edhe forma juaj fizike të përmirësohet, sidomos për ata që kanë nisur aktivitete sportive. Edhe ata që kanë kaluar një problem serioz, tani do ta marrin veten. Vetëm puna është ajo që ju nervozon. Për të arritur mirëqenien tuaj të brendshme, zbuloni çfarë ju shqetëson dhe kurohuni.