“Një javë më parë e kishim porositur …” Sabri Fejzullahun rrëfen momentin...

“Një javë më parë e kishim porositur …” Sabri Fejzullahun rrëfen momentin kur Ermali i tregoi që dashuronte Arianën

479
0

Pasditen e djeshme këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu bashkë me nusen e djalit të tij Arianën kanë qenë të ftuar në emisionin ‘Rudina’.

Për herë të parë, Sabriu ka rrëfyer sesi i biri Ermal Fejzullahu i tregoi momentin e parë për të dashurën e tij, që sot është nusja.

Sabriu u shpreh se kishte vetëm një javë që e kishte këshilluar të birin që të ndiqte karrierën dhe të martohej 38 vjeç.

Por Ermali e kishte vendosur që dashurinë me Arianën ta kurorëzonte në martesë në moshën 20-vjeçare.

‘Një javë më parë biseduam unë dhe Nera, i thamë që duhet të martohesh diku 37-38 vjeç, duhet të merresh me karrierën. Dhe pas një jave na tha. ‘Uluni këtu: Dua të martohem! Unë kam rënë në dashuri’ dhe i thashë unë: ‘Me atë pikën e bukur këtu (nishanin e Arianës), me atë gocën e bukur? Pikërisht me të më tha. Ia bëmë dy dasma, një dasmë të shtunën për fisin, diku 700 vetë pastaj të nesërmen për VIP-at, shoqërinë, nja 500 vetë’, tha këngëtari.

Kujtojmë që vetëm pak kohë më parë, familja e tyre u shtua me një vajzë me emrin Anna.