“Një i çmendur më kërcënonte”, Rudina Xhunga rrëfen historinë: Më çonte pa...

“Një i çmendur më kërcënonte”, Rudina Xhunga rrëfen historinë: Më çonte pa fund mesazhe të pështira

431
0

 

 

Gazetarja Rudina Xhunga tregoi ditën e sotme se një person e përndiqte dhe e kishte kërcënuar në vitet 2003-2004.

Në një takim me prokurorët në kuadër të ditës kundër dhunës ndaj grave, Xhunga tha se një person i dërgonte mesazhe të pështira dhe fillimisht e kishte injoruar, por më pas kishte ndjerë frikë.

Gazetarja rrëfeu se e kishte paditur dhe prokuroria e kishte lënë të lirë kërcënuesin, me pretendimin se nuk ka vepër penale.

“Kam një eksperiencë personale me prokurorinë e Tiranës në 2003-2004. Më kërcënonte një njeri i çmendur, më çonte mesazhe pa fund. Mesazhe të pështira. E durova, pasi mendova se “je person publik dhe se duhet të paguash një ‘çmim’”. E lejova të vazhdonte të shkruante, deri sa e padita deri sa u friksova, pasi më kërcënoi. Por më erdhi përgjigja; se ai nuk kishte shkaktuar shkaktuar asnjë vepër penale, pasi më donte. Epo kjo është dhunë ndaj gruas, ndaj njeriut. Një i çmendur më donte. Një i ri që nuk donte veten e vet, më donte mua. Dhe unë duhet ta lejoja?! Ligjet ndryshuan. Tani nuk është kaq e lehtë të duash në këtë mënyrë. Kjo është përndjekje. Tani e sqaruan se kjo është përndjekje dhe jo dashuri. Atëherë mungonte ligji. Kështu bëhen ligjet pak nga pak. Duhet të ngrihet zëri duke mos pasur turp që të dëgjojnë”, tha gazetarja.