Një guidë e vogël për një shopping perfekt

Një guidë e vogël për një shopping perfekt

634
0

Disa sugjerime për të bërë blerje të mira dhe të kthehesh në shtëpi e lumtur

 

Temperaturat po ndryshojnë dhe kemi zbuluar, teksa kontrollojmë dollapët, se është shumë e nevojshme ta “rikthejmë në formë”. Është rasti për të bërë pak shopping, për të parë tendencat e reja, të zgjedhësh një diçka që ka ecur mirë dhe ndonjë kile më shumë që nuk duam apo nuk po dimë sit a heqim, ose më mirë, për të bërë një dhuratë. Ja disa rregulla për të bërë blerje të kënaqshme, të mira, të heqësh ndonjë kapriço dhe mbi të gjitha të jesh e lumtur pa zbrazuar plotësisht kartën e kreditit.

Faza e parë. Hap dollapin dhe vlerëso me vëmendje përmbajtjen e tij. Çfarë të duhet në të vërtetë? Kontrollo masat; xhinset apo pantallonat tub të zeza të vitit të kaluar të hyjnë akoma dhe të rrinë mirë? Ke një këmishë ose një bluzë ose një kinifund që I përdor shumë pak? Bëj një listë të kuruar të atyre që të duhen dhe fut në listë edhe disa gjëra më shumë, për të hequr dëshirën

Planifikimi. Pasi ke plotësuar listën tënde, kontrollo kartën tënde të kreditit, mbi shumën që ndodhet në të dhe fikso buxhetin që ke destinuar për të bërë blerjet. Nëse llogaritë kuadrojnë me njëra-tjetrën, gjithçka është në rregull. Në të kundërt, mere edhe njëherë në dorë listën dhe bëj një listë prioritetesh; vendos për çfarë ke më të nevojshme, me urgjencë më të madhe dhe cilat blerje mund t’i kapërcesh për periudhën e uljeve, ose të paktën për t’i spostuar në muajin e ardhshëm. E njeh sezonin e uljeve? Janë uljet e mëdha sezonale, ku shumë dyqane, edhe online, ua rezervojnë klientëve të tyre. Nëse të shërbejnë shpesh një dyqan apo një markë, inforohu dhe kërkoju të të njoftojnë kur bëjnë promocionet e tyre. Nëse nuk mund t’I rezistosh tundimit, merr një shoqe që bën pjesë te shoqëritë e këqija, të të shoqërojë, ose lër në shtëpi kartën e kreditit. Të paguash kesh do të të japë një tjetër dimension të shumës së parave që duhet të shpenzosh.  

Çështje kohe. Të bësh shopping është një kënaqësi, pasi ke mundësi të shëtisësh me qetësi përpara vitrinave dhe dyqaneve, të hysh me kuriozitet dhe të provosh veshje të ndryshme, e qetë dhe e relaksuar.  Mos bëj shopping pas një ditë të lodhshme, shfrytëzo ditët e fundjavës, sidomos orët e paradites, për të bërë blerjet që të duhen. Ndonjëherë mund të bësh zgjedhjen e nxituar, për shkak të lodhjes, ngarkesës ditore. Mos lër asgjë për momentet e fundit. Nëse të duhet një veshje për një festë apo ceremoni, mos e lër për një ditë para, por përgatitu disa ditë para.

Të vishesh në mënyrën e duhur. Zgjidh veshje dhe këpucët komode për t’I hequr e veshur lehtë në dhomën e provës. Zgjidh veshje me kolore neutral që të mos bëjnë përplasje me veshjet që do të zgjedhësh, si dhe këpucë apo sandale që të kombinojnë me veshjet që kërkon. Nuk mund të provosh një fustan mbrëmje me atlete në këmbë.

Në gjuajtje të thesarit. Me listën tëndë në xhep, ose me ide të qarta në kokë, nisu për sulm. Por, mos ndalo që në dyqanin e parë, edhe nëse ke pikasur diçka që të pëlqen. Bëj disa kërkime dhe shiko modelet dhe çmimet në dyqanet e tjera. Mund të gjesh diçka më tërheqëse ose një çmim shumë më të mirë, që të mund të bëjnë të ndërrosh mendim.

Në dhomën e zhveshjes. Shiko me vëmendje masën. Mos bli një veshje që të rri ngushtë pasi është e sigurt që mendon se do humbasësh dy centimtera më shumë ose më keq akoma, të vjen turp të pyesësh shitësen për numrin tënd të vërtetë. Mëso të njohësh pikët e tua të dobëta, pikat e tua të forta dhe mëso t’i fshehësh apo t’i vlerësosh. Drita e dhomave të zhveshjes mund të na bëjë të vëmë në dukje çdo gjë që nuk na pëlqen te vetja. Zgjidh një dhomë më të madhe që të të mund të largojë nga pasqyra për të parë efektin e veshjes. Kur ble një veshje, ruaj faturën dhe provoje edhe njëherë kur të shkosh në shtëpi. Shpesh herë zbulon se të rri shumë më mirë nga sa mendoje dhe nëse nuk të pëlqen, ke mundësi të shkosh në dyqan për ta ndërruar.

Kujdes cilësinë. Para se të bësh blerje, kontrollo etiketën. Verifiko nëse veshja ka fibra sintetike apo janë material natyral. Nëse mund ta lash në shtëpi apo do të jesh e detyruar ta cosh në pastrim kimik sa herë që të duhet ta lash. Kjo do të bëjë të kuptosh nëse çmimi dhe cilësia janë në të njëjtën linjë. Kontrollo edhe për ndonjë difekt të mundshëm, si ndonjë fije e hequr, pasi kjo ndodh edhe në dyqane me veshje të cilësisë së mirë.  Kujtohu që të investosh në blerjen e një malli të kushtueshëm është një gjë e mirë, të cilin mund ta shfrytëzosh duke e veshur në raste të ndryshme. Malli i kushtueshëm të siguron garanci të kohë përdorimi dhe klas, çka meriton një shpenzim ekstra. Më mirë të zgjedhësh çmime të ulëta për ato që duhet të blesh për pak herë ose për një stinë të vetme.

Në fund, kur të arrish e lumtur në shtëpi dhe e mbushur plot me çanta, hap garderobën dhe hidh pa të ardhur keq disa nga vesghjet e vjetëra. Rrobat e tua të reja meritojnë një dollap me ajër dhe të rregullt.

Përshtati: Sonila Mesareja