Aktualitet

Një gazetar i mirë duhet t’i “bëjë duart pis”/ Nga Nga David Randall*

By vizional

November 12, 2017

Supozoj që pjesa më e madhe prej nesh nuk pret të arrijë suksese të mëdha në fillimin e karrierës së vet, dhe mendon se kënaqësitë do të vijnë më vonë. Kështu që, do të ishte pak e trishtuar nëse, po të rimendojmë jetën tonë në punë, ne vetëdijësohemi se gjënë për të cilën jemi më shumë krenarë, e kemi bërë në debutimin tonë. Por pikërisht kjo i ndodhi një reporteri që unë njoh. Shkruan për një gazetë kombëtare, dhe artikujt e tij janë botuar në gjithë botën. Merret me tema të mëdha dhe lajme me rëndësi ndërkombëtare. Por, ai ka dyshimin se artikujt më të rëndësishëm të jetës, i ka shkruajtur dyzetë vjet më parë, kur ishte 25 vjeç dhe punonte për një të përditshme lokale. Gjithçka kishte nisur kur një i pastrehë ishte jetur i vdekur në stolin e një parku, në një qytezë në jug të Londrës, aty ku gazetari ynë po bënte praktikën në një të përditshme. Kishte shkruajtur një artikull dhe ia kishte propozuar kryeredaktores së tij. “Po endacakët vdesin vazhdimisiht”, i kish thënë ajo. “Ku është lajmi këtu”?

 

Gazetari ishte përgjigjur …