Aktualitet

Një film mbi Skënderbeun, nga producentët më të mirë të Hollivudit

By vizional

May 24, 2017

Joe DioGuardi, ish kongresmen në Amerikë, dëshiron ta realizojë një film mbi Gjergj Kastriot Skënderbeun. DioGuardi, i cili është me origjinë shqiptare, i ka treguar mediave të huaja se si e ka gati një skenar jo shumë të zhvilluar mbi filmin rreth heroit të madh shqiptar.  “Do ti tregojmë Amerikës fytyrën e vërtetë të shqiptarëve. Kemi vetëm një koncept të shkurtër ndërsa një person po merret me analizimin e jetës së Skënderbeut në vitet 1440-1455, kur edhe Skëndërbeu ishte në pikun e karrierës” tregon DioGuardi, shkruan KultPlus. DioGuardi thotë se dëshiron që filmi të krijohet nga regjisorët më të mirë të Hollivudit, ndërsa kjo ka qenë një ëndërr e tij prej vitesh. “Nëse ke skenar të mirë dhe aplikon në Hollivud, do të financohesh. Nuk po e bëj këtë për vete por për të gjithë shqiptarët” tregon DioGuardi. Madje, është Russell Crowe personi që do të mund ta luante rolin e heroit të madh, sipas ish kongresmenit i cili është i martuar me Shirley Cloyes dhe ka edhe vajzën një person të famshëm në Amerikë, Kara DioGuardi.