Një ditë pas shpalljes së rezultatit zyrtar të zgjedhjeve në Kosovë, regjistrohen...

Një ditë pas shpalljes së rezultatit zyrtar të zgjedhjeve në Kosovë, regjistrohen 67 ankesa

385
0

Një ditë pas shpalljes së rezultatit zyrtar të zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) janë dërguar 67 ankesa, duke treguar kështu pakënaqësinë e madhe.

Mediat kosovare raportojnë se edhe pak orë para mbylljes së orarit të dorëzimit të ankesave, gati të gjitha partitë e koalicionet që garuan në zgjedhje kanë shprehur pakënaqësitë e tyre.

“67 ankesa janë dorëzuar. NISMA-AKR-PD ka dorëzuar një ankesë emër të partisë për votat e Serbisë, një në emër të Haxhi Shalës. LDK-ja 14 ankesa për kandidatë. PDK-ja 1 e ka dorëzuar, AAK-ja asnjë. Edhe Vetëvendosja ka dorëzuar ankesë”, tha Mulë Desku nga PZAP për Gazetën Express.

PZAP ka 72 orë afat për të rrëzuar ose jo ankesat e subjekteve politike, ndërsa këta të fundfit kanë të drejtë ankimimi në Gjykatën Supreme nëse i rrëzohet ankesa.

Afati për të dorëzuar ankesat nga partitë politike apo kandidatët është deri në orën 10:00 të ditës së sotme.