Një darkë 900 evro, anglezi nuk paguan faturën dhe …

Një darkë 900 evro, anglezi nuk paguan faturën dhe …

1368
0

Refuzimi i pasese nga turistet, tashme eshte bere virale. Cmimet marramendese kane sjelle kete reagim te pazakoneshem. Vetem nje dite me pare Portali Vizion, lajmeroi nje rast te tille ne Oher te Maqedonise se Veriut, ku u desh nderhyrja e policies qe sherri mes turistit dhe stafit te nje lokali mos te thellohej. Keshtu ka ndodhur edhe kete tem arte ne Ibiza ku një Italian dhe një britanik janë ndaluar nga policia spanjolle pasi kanë refuzuar të paguajnë faturat në restorantet ku kanë drekuar.

Pushuesi britanik refuzoi të paguante një darkë, fatura e të cilës shkonte rreth 900 euro në një restorant në Ibiza.

Ai u tha kamerierëve që ai nuk do të paguante faturën pasi mbaroi ëmbëlsirën e tij.

Menaxherët e restorantit thirrën policinë, e cila e ndaloi nën dyshimin e mashtrimit dhe e çuan në një stacion lokal policor, përpara se ta dorëzonin në Gardën Civile.

Ai qëndroi dy netë në paraburgim, dhe më pas shkoi para gjykatës.

Muajin e kaluar një turist italian u arrestua në një restorant në ishullin fqinj të Formentera pasi nuk pranoi të paguante një faturë prej 400 eurosh.

46-vjecari Italian kishte porositur ushqimet më të mira në restorant dhe pasi i kishte konsumuar tha se nuk mund të paguante.