Një bashkëshorte super xheloze si Juliana Pasha, nuk e imagjinoni se çfarë...

Një bashkëshorte super xheloze si Juliana Pasha, nuk e imagjinoni se çfarë heq Altini ”i gjorë”

286
0

Ata janë gjithmonë bashkë, si në jetë ashtu edhe në skenë. Është pikërisht talenti i tyre që ndezi shkëndijën e parë të dashurisë midis Julianës Pashës dhe Altinit, të cilët do të nisnin rrugëtimin e tyre së bashku në martesë plot 13 vite më parë. Dhe nga ajo kohë e deri më tani s’ka ndryshuar asgjë, ata janë të dashuruar si ditën e parë. Kanë zgjedhur që jetën e tyre personale ta mbajnë larg vëmendjes së kamerave dhe jo vetëm sepse e duan intimitetin, por sepse Juliana është një xheloze e sëmurë.

Pikërisht, siç e lexoni këngëtarja e njohur, e cila është gjithmonë aq e qetë dhe e buzëqeshur, bëhet një bishë e vërtetë për të shoqin dhe e kontrollon gjatë gjithë kohës. Ditën e djeshme, ajo ishte e ftuar në ”E diell” kur ka zbuluar këtë anë të panjohur të saj, duke habitur gazetarët në studio dhe publikun.

 

“Altini është xheloz, është shumë xheloz, po nuk e shpreh me nerva. Nuk është nga ata njerëz që nevrikosen. Çuditërisht, Altini është shumë i duruar. “Kur jemi në skenë zakonisht, është si rojë, i shikon të gjithë njerëzit me radhë “ka ndonjë që ma ngacmon gruan apo jo? Dhe unë që nuk kam ç’bëj, sepse unë jam në skenë dhe detyra ime është që, së pari, ta shikoj të gjithë publikun, e kam parim që duhet ta shikoj të gjithë publikun për të kuptuar se si ndihen, po kënaqen apo nuk po kënaqen.” -tregoi ajo fillimisht, por bomba e vërtetë erdhi më pas.

“Si e kontrolloj unë? Aty te restoranti ynë kemi ca kamera ne. Kur nuk jam te restoranti, jam 24 orë te kamerat. Shikoj Altinin të ulur në tavolinë, sidomos kur ka vajza, e marr direkt në telefon. Ça po bën, i them. Po ja, më thotë, me shoqëri… Me cilën shoqëri? Me këtë, me këtë… Po aty pse je ulur i them unë… Po jo, se s’ka asgjë…”- rrëfeu ajo, duke pranuar edhe vetë se xhelozia e saj, mundet ndonjëherë të jetë e pavend.