Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në hyrje...

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në hyrje të Shëngjinit.

329
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Lapidari” në Shëngjin, ku dëshmitar në vendngjarje ka qenë edhe ish-deputeti Eduart Ndocaj.

Ndocaj i ka transmetuar drejtpërdrejt në Facebook pamjet e rënda dhe më pas ka shpërthyer në kritika duke thënë se i ka telefonuar të paktën tre herë ambulancës dhe është vonuar tejmase.

Mësohet se një automjet ka përplasur dy të rinj që po udhëtonin me motor, ndërsa ish-deputeti Ndocaj dëgjohet të thotë se ata janë plagosur rëndë. Në video duket edhe momenti kur mbërrin ambulanca dhe transporton të plagosurit.