
Nëna e një 41-vjeçari po qëndron jashtë spitalit Infektiv, në merak për të birin që është kthyer para disa javësh nga Italia.
Ajo tregoi se i biri kishte ardhur me traget nga porti i Durrësit, dhe gjatë kohës që kishte qëndruar në shtëpi kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë. Më tej ajo shtoi se deri më tani mjekët i kanë bërë dy analiza por deri më tani nuk ka dalë asnjë rezultat.
“E çuam tek spitali në Bulqizë, e çuan në Sanatoriuam dhe pastaj këtu. Djali është pa bukë. Sot në mëngjes ia bënë analizat. Ka qënë në Itali, në San di Mari. Kishte probleme me frymëmarrjen dhe kollë. Temperatura i shkonte ndonjëherë 38.5 dhe bëhej ujë në djersë. Është futur nga Durrësi me makinën e vet. Në Durrës nuk ia matën temperaturën. Kemi ardhur mbrëmë nga ora 5,”-shprehet nëna.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Shkon në 6 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Fillimisht rezultuan të infektuar dy persona, babë e bir, përkatësisht 54 dhe 28-vjeç. Ministria e Shëndetësisë njoftoi në orët e para të mëngjesit të sotëm se analizat e 3 familjarëve të tyre rezultuan pozitive. Po kështu, sipas ministrisë është i infektuar edhe një 31-vjeçar, i cili kishte shkuar në Milano. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill.