Nisma “Aferdita Ime”, në ndihmë të të prekurve me kancer

Nisma “Aferdita Ime”, në ndihmë të të prekurve me kancer

857
0

Dr. Argita dhe Dr. Detina Zalli, dy motrat shkencëtare e nisën kete nisëm të quajtur “ Afërdita Ime ” për herë të parë në Shqipëri në datën 8 Maj 2021 tek qendra Komunitare Multidisiplinare ne Tiranë. Përveç arsyes humanitare, doktoreshat gjithashtu kishin një arsye shumë të fortë dhe personale që i bëri të ndërmerrnin këtë nisëm. Para 6 viteve, nëna e tyre Afërdita, u përball për herë të parë me sëmundjen e kancerit. Kjo është dhe arsyeja pse kjo nisëm është quajtur “ Afërdita Ime ”.

Duke qenë kaq pranë ndjenjës që personi kalon në momente të tilla të vështira, Dr.Argita dhe Dr.Detina duan të japin kontributin e tyre ndaj personave që janë të prekur nga kjo sëmundje si dhe familjarëve të tyre. Këtë nisëm e realizuan duke ju besuar stafit të Ëe Speak Science në Shqipëri me në krye dy menaxherët Gjergji Pashaj dhe Stefania Hasanaj të cilët ju gjenden pranë të shtunën e parë të çdo muaji pacientëve. Një kontribut shumë të madh ka dhënë dhe bashkia e Tiranës duke hapur dyert e saj ku mund të përmendim Matilda Zizolli dhe Oltiana Rama. Ndërkohë pjesëtarë te ëe speak science janë edhe Emirjeta Demishaj, Manuela Ismailaj, Sara Gjevori, Sarah Ibershimi, Blerta Budani, Elona Raçi, të gjitha studente të mjekësisë.

Qëllimi i nismës “Aferdita Ime”:

1 – Të ndihmojmë me këshilla mjekësore, ndihma psiko – sociale dhe bashkëbisedim në grup midis stafit të  “Afërdita Ime” dhe pacientëve, ku ata të shprehen mbi sëmundjen e tyre .

2 – Të rrisim ndërgjegjësimin në komunitetin tonë për parandalimin dhe trajtimin e kancerit .

3 – Të sjellim për pacientët shqiptarë një qasje të të rejave shkencore ndërkombëtare .

4 – Të sjellim në Shqipëri një risi ndryshe, e cila ka në fokus jo vetëm mirëqenien fizike , por edhe atë psikologjike dhe emocionale.

5 – Mbledhja e fondeve të cilat do të shërbejnë një ndihmë e madhe për të gjithë ata pacientë që e kanë të pamundur trajtimin dhe egzaminimin e sëmundjes .

6 – Sigurimi i ekspertizës së onkologëve më të njohur ne UK dhe SH.B.A.