Lajme

Nisja e fushatës për Zgjedhjet Vendore, SHKD: Transparencë e financimeve, të mos keqpërdoren asetet shtetërore

By vizional

April 13, 2023

Nesër nis zyrtarisht fushata zgjedhore sipas Kodit Zgjedhor , 30 Ditë para Ditës së zgjedhjeve, 14 Prill – 12 Maj 2023. Lishur me këtë, Shoqata për Kulturë Demokratike ka dalë me një deklaratë për shtyp, ku u bën thirrje që palët politike të bëjnë një fushatë dinjitoze, të prezantojnë kandidatët me integritet duke respektuar pastertinë e figurës bazuar ne ligj, dhe të deklarojnë të gjitha financimet e fushatës zgjedhore . Në deklaratën e saj, SHKD-ja thekson se kreret e partive politike, deputetët dhe  ministart me gjithë stafet e tyre të rrinë sa me larg fushatës duke i dhenë mundesinë dhe hapesirën e duhur të gjithë  kandidateve për kryetar bashkie dhe anetareve për këshillat bashkiake të bashkebisedojnë e komunikojne vetë me votuesit e tyre .

 

Deklarata e plotë e Shoqatës për Kulturë Demokratike

Në Zgjedhjet e 14 Majit 2023 qytetarët do të votojne për të zgjedhur 61 kandidatët për Kryetar Bashkie dhe 1619 anëtarët e tyre të preferuar për këshillat Bashkiake në  secilën nga 61 bashkitë e vendit.

Nga 144 kandidatë për Kryetar Bashkie në të gjithë vendin 15 kandidatë do të jenë kandidate gra  dhe 11 805 anetarë gra për këshillin bashkiak.

 

Shoqata për Kulturë Demokratike (SHKD),si një ndër aktorët që ka  vezhguar të gjitha proceset zgjedhore që nga viti 1992, bën një apel qytetar për të gjithë aktorët e politikës në vend që do jenë pjese e garës elektorale për  Zgjedhjet e Qeverisjes Vendore ne 14 Maj 2023 qe :

 

 

Shoqata për Kulturë  Demokratike inkurajon dhe mbeshtet  vertet një fushatë zgjedhore ku në fokus do jenë të gjithë grupet e votuesve e jo monologjet e liderave të partive dhe mbi te gjitha si asnjeherë tjeter kjo fushatë të bej diferencen dhe të kemi një performance elegante,një përballje reale, shumë civile midis kandidatëve për Kryetar Bashkie. Në të gjithë vendin të shpalosin oferta , premtime dhe platforma politike duke rritur besimin e qytetarëve për të patur një pjesemarrje masive për  ti votë besuar ditën e zgjedhjeve dhe ti sigurojnë qytetarët në komunitetet perkatese që do jenë  pjese e procesit të vendimmarrjes lokale e do ti mbeshtesin qytetaret e tyre për t’i perdorur mjete alternative të demokracise si Referendumet lokale dhe Peticionet për kauza të rëndesishme komunitare.

 

Shoqata për Kulturë Demokratike inkurajon dhe mbështet të gjithë operatorët mediatike të permbushin qellimin e tyre fisnik për të informuar publikun dhe të refuzojnë kategorikisht pranimjn e kasetave të gatshme në pasqyrimin e fushatave elektorale si dhe respektimin e Kodit Zgjedhor .

 

Shoqata për  Kulturë Demomratike(SHKD ) nënvizon  se zgjedhjet për Qeverisjen Vendore janë zgjedhje për vetem për qytetaret ndaj inkurajon dhe mbështet plotesisht zhvillimin e një fushate zgjedhore të mbarë, të moderuar dhe plot vetpërmbajtje, nga të gjithë subjektet zgjedhore në garë,  si një standart i përmirësuar  në realizimin e një procesi zgjedhor të lirë, transparent dhe të ndershëm.

 

 

Tiranë, 13 Prill 2023.