Nisin arrestimet për ujin, arrestohet biznesmeni 4 të tjerë të shoqëruar

Nisin arrestimet për ujin, arrestohet biznesmeni 4 të tjerë të shoqëruar

380
0

 

Me përfundimin e afatit për vetëdisiplinimin e situatës me ujin e pijshëm, Task-Forca e Bashkisë së Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë nisi sot në terren aksionin për verifikimin dhe ndërprerjen e të gjitha rasteve të lidhjeve të paligjshme nga bizneset, me synim përmirësimin e situatës së furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet. Në ditën e parë është arrestuar një biznesmen, ndërsa 4 të tjerë janë shoqëruar. Tetë grupet e Task-Forcës, me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, u përqendruan në zonën e Astirit dhe të Dajtit. Në zonën e Dajtit, u bënë 15 verifikime të hollësishme në biznese të dyshuara për lidhje të paligjshme, si dhe 10 të tjera në zonën e Astirit. Nga kontrolli rezultuan katër raste të abuzimit me ujin e pijshëm. Gjithashtu, në dy linjat kryesore të transmetimit, ajo dn 700 dhe dn 1000, që dalin nga impianti i Bovillës, u konstatuan gjithsej 14 lidhje të paligjshme. Aktualisht procesi i verifikimit të lidhjeve të paligjshme në këto tubacione po vijon ende. Ndërkohë, afati për vendosjen e lidhjeve të ligjshme dhe me kontratë më UKT është zgjatur deri më 28 shkurt vetëm për konsumatorët familjarë.