Nis sot vaksinimi kundër Covid-19, Rama: Hyjmë në fazën e ofensivës së...

Nis sot vaksinimi kundër Covid-19, Rama: Hyjmë në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë

259
0

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me një përmbledhje gjatë këtyre 10 muajve në luftën me koronavirusin.

Me anë të një postimi në facebook, Rama shkruan se sot me nisjen e vaksinimit kundër Covid-19 lufta ndaj armikut të padukshëm hyn në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar.

“MIRËMËNGJES dhe pak orë nga nisja e fushatës së vaksinimit #ShqipëriaBuzëqesh duke ju marrë pak minuta nga koha juaj, për të hedhur vështrimin pas në orët, minutat, ditët, javët e muajt e jashtëzakonshëm të luftës me Armikun e Padukshëm, e cila sot hyn në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë, ju uroj një javë të mbarë,” shkruan Rama në postimin e tij.