Ekonomi

Nis sot ulja e çmimit të karburanteve, ja lista e plotë në Shqipëri

By vizional

March 11, 2022

Kriza botërore e rritjes së çmimeve të karburantit dhe të produkteve te tjera ka prekur prej ditësh dhe Shqipërinë. Lufta në Ukrainë ka ndikuar qartas dhe në Shqipëri. Çmimet rekord te ditëve te fundit kane shkaktuar shqetësim tek qytetarët. Fakt është që çmimi i naftës ne bursën ndërkombëtare është rritur gjatë ditëve te fundit. Dhe kjo gjë siç ndodh zakonisht është reflektuar dhe në Shqipëri. Megjithatë stabilizimi i tregjeve ndërkombëtare ka nisur të sjellë ndryshime dhe ne çmimin e karburanteve ne vendin tone. Nga sot dhe ne vazhdim vlera e një litri karburant ne treg do te jete si me poshtë:

 

Diezel 223 leke

Benzine 95 223 leke

Benz.100 ok 245 leke

Gazi nuk ndryshon.

 

Qeveria nga ana e saj ka njoftuar ngritjen e një bordi te posaçëm qe do te kryeje monitorime dhe do te marre masa për moslejimin e abuzimeve me çmimin e karburanteve. Pasojat e luftës ne Ukrainë kane ndikuar ndjeshëm dhe ne çmimet e produkteve te tjera, kryesisht ato ushqimore për te cilat Shqipëria është e varur nga eksportet ndërkombëtare. Këto pasoja kane nisur te ndihem qartas ne Evropë dhe ne vendet e Ballkanit ndërsa çmimet kane pësuar rritje te ndjeshme ne disa shtete.