Nis së shpejti/ Dalin pamjet e para nga shtëpia e “Big Brother...

Nis së shpejti/ Dalin pamjet e para nga shtëpia e “Big Brother Vip”

378
0

Pak ditë më parë televizioni “Top Channel”, zbuloi se janë hapur audicionet për spektaklin e famshëm, që mezi pritet nga publiku prej disa vitesh, “Big Brother VIP”. Ndryshe nga herët e tjera të viteve të kaluara, këtë vit spektakli do të bëjë pjesë të shtëpisë më të madhe njerëz të famshëm, të cilët duhet të mësojnë të jetojnë larg komoditeteve të jetës së përditshme.

“Shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj. Por këtë radhë ka një ndryshim, aspak të vogël… ata janë të gjithë PERSONAZHE VIP. Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme. Top Channel ka blerë të drejtat ekskluzive për realizimin e këtij spektakli dhe studiot dhe ambjentet ku do qendrojne te famshmit e ‘Big Brother Vip’ te edicionit te pare janë gati. Studio me e re e Top Channel, me emrin Nova është ndërtuar për spektakle të tilla madhështore”, është shkruar në postimin e “Top Channel”.

Së fundmi mediat kanë publikuar pamje të shtëpisë së re e cila është ende duke u ndërtuar. Në fotografitë e publikuara shihet pjesa e jashtme e shtëpisë e cila është në përfundim e sipër, ndërsa pishina dhe dhoma e rrëfimeve është përfunduar.