Nis me tensione tryeza e OSBE për Reformën Zgjedhore, Kujtim Gjuzi përplaset...

Nis me tensione tryeza e OSBE për Reformën Zgjedhore, Kujtim Gjuzi përplaset me Damian Gjiknurin : Më tregoni ju mua

322
0

Ka nisur me tensione tryeza për Reformën Zgjedhore, e thirrur nga prezenca e OSBE.

Pas mbarimit të fjalës së ambasadorit Borchardt, e mori fjalën bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Damian Gjiknuri.

Mirëpo, kjo irritoi deputetin Kujtim Gjuzi. Me tone të ashpra ai iu drejtua Gjiknurit, duke thënë se fjalën duhet ta merrte fillimisht Rudina Hajdari.

Replikat:

Gjuzi: Duhet të flasë Rudina Hajdari

Gjiknuri: Më vjen keq për amabasdorin, njo axhendë është dakordësuar me të gjithë ne. Ju nuk mund të bëji avokatin e saj. Mos prish tryezën tani të lutem. Do të flasë Ivi Kaso.

Gjuzi: Rudina Hajdari duhet të flasë përpara. Nuk flet njeri para saj. Nuk do të më tregosh ti mua…

Gjiknuri: Rri si njeri tani. Tani ju doni të mos ecë tryeza se po e drejtojmë ne. Ju falenderoj këto nuk janë fjalë normale…