Nikolla u shkruan studentëve nga fb: “Si bëhet puna me ultimatume?!”

Nikolla u shkruan studentëve nga fb: “Si bëhet puna me ultimatume?!”

425
0

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka reaguar përmes një statusi në facebook lidhur me protestën e studentëve para institucionit që ajo drejton. “Prej tre ditësh dëgjoj çfarë nuk dëgjoj dhe përpiqem vetëm të komunikoj qetësisht kur më jepet mundësia. Prej tre ditësh i përgjigjem pozitivisht çdo letre apo pusulle me kërkesa që më vjen në derë. Prej tre ditësh jam në zyrë e gatshme të takohem me studentët për të biseduar sy më sy. Si ka mundësi që të protestohet dhe të mos dialogohet, kur je i ftuar t’i shtrosh në tryezë kërkesat? Si mund të bëhet një punë e mbarë me ultimatume dhe si mund të adresohet për më tepër problematika komplekse e Universitetit, me kërkesa ultimative për tema shumë serioze që meritojnë të trajtohen seriozisht?-shkruan Nikolla në fcb e saj.