Nikaragua feston titullin kampion me përqafime

Titulli i fituar në një fushë rivale dhe pa praninë e tifozëve nuk i ndali lojtarët e Real Esteli që të përqafoheshin me njëri-tjetrin

NIKARAGUA– Kampion i Nikaragua-s shpallet Real Estelí, kuqezinjtë mposhtën i 1-3 në ndeshjen e kthimit të turneut të ligës në fushën e Managua FC (kishte barazuar 1-1 në ndeshjen e parë). Një goditje e lirë e drejtpërdrejtë e ekzekutuar saktë nga veterani Manuel Rosas (37 vjeç) hapi serinë e golave për miqtë. Më pas shënuan edhe Brandon Ayerdis dhe Marlon Lopez, që bënë që të shpërthente festa.

Titulli i fituar në një fushë rivale dhe pa praninë e tifozëve nuk i ndali lojtarët e Real Esteli që të përqafoheshin me njëri-tjetrin, edhe pse duhej që në një situatë pandemie të bëhej më shumë kujdes. Imazhet, natyrisht, tërheqin shumë vëmendje në këtë kohë të distancës sociale.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *