Aktualitet

Ngrirja ekonomike nga COVID-19/ Rama: Familjarët dhe bizneset e vogla nuk do të paguajnë qiranë

By vizional

April 02, 2020

Kryeministri Edi Rama bën me dije se bizneset e vogla që janë mbyllur për shkak të koronavirusit, familjarët që kanë humbur punën dhe studentët që janë më qira nuk do t’a paguajnë ate. ipas Ramës kjo është një masë lehtesuese për të gjithë.

 

Postimi i plotë i Ramës

 

🔴 ME AKTIN NORMATIV PËR MASAT E VEÇANTA DO TË NDALOHEN PAGESAT E QERAVE NGA ANA E BIZNESEVE TË VOGLA DHE FAMILJARËVE TË REGJISTRUAR NË PUNË, QË KANË NDALUAR PUNËN PËR SHKAK TË LUFTËS!

 

KUSH KA HUMBUR PUNËN NË TË ZEZË DHE KA KËTË HALL, MUND TË PËRFITOJË NGA KJO MASË VETËM DUKE DENONCUAR PUNËDHËNËSIN!

 

KJO MASË MBËSHTETËSE VLEN EDHE PËR STUDENTËT QË JETOJNË ME QERA!

 

🔴 QERADHËNËSIT DO TË NDALOHEN T’U KËRKOJNË PAGESËN MUJORE KËTYRE SUBJEKTEVE OSE DO TË PENALIZOHEN ME GJOBË SA PESËFISHI I VLERËS SË QERASË PËRKATËSE!

 

🔴 PËR ÇDO RAST PRESIONI NGA QERADHËNËSIT, SUBJEKTET QERAMARRËS TË DY KATEGORIVE TË MËSIPËRME, TË DREJTOHEN NË FAQEN ONLINE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE!

 

*kjo luftë kërkon medoemos që kushdo ka një mundësi më shumë, të solidarizohet me fakte jo me fjalë, për këdo që s’ka asnjë mundësi të mbijetojë pa solidaritet