Ngrënia e këtij fruti çdo ditë mund të ndalojë me 2 vite...

Ngrënia e këtij fruti çdo ditë mund të ndalojë me 2 vite plakjen e trurit; Përfundimi nga studiuesit e Harvardit

352
0

Studimi i parë njerëzor që tregoi se boronicat përmirësojnë kujtesën te të rriturit që shfaqnin shenja të hershme të përkeqësimit të aftësisë konjitive, u botua në vitin 2010.

 

Më pas, në vitin 2012, studiuesit e Universitetit të Harvardit i vlerësuan këto informacione duke përdorur të dhëna nga “Studimi i shëndetit të infermiereve”, i cili bazohej në vëzhgimin e dietës dhe shëndetit të 16 000 femrave qysh prej vitit 1980.

 

Ata zbuluan se femrat që konsumonin të paktën një vakt me boronica dhe dy me luleshtrydhe çdo javë, kishin norma më të ulëta të përkeqësimit të aftësisë konjitive, me një diferencë prej dy vite e gjysmë në krahasim me ato femra që nuk hanin fruta pylli. Këto rezultate tregojnë se të ngrënët e vetëm një grushti frutash pylli në ditë, një devijim i thjeshtë dhe i shijshëm dietik, mund të ndalojë me dy vite plakjen e trurit.

 

 

Edhe vetëm duke pirë lëng frutash dhe perimesh, ju përfitoni. Një studim që vëzhgoi rreth 2 000 njerëz për 8 vjet, zbuloi se njerëzit që pinin rregullisht lëng frutash dhe perimesh kishin 76 për qind më pak rrezik të zhvillimit të alzhajmerit. Shkencëtarët e mbyllën studimin duke shpallur se “lëngu i frutave dhe perimeve mund të luajë rol të rëndësishëm në shtyrjen e shfaqjes së simptomave të alzhajmerit, veçanërisht tek ata që janë më të predispozuar për t’u prekur nga kjo sëmundje.”

Studiuesit dyshojnë se përbërësit aktivë mund të jenë një klasë e fuqishme antioksiduesish, të lidhur me trurin, që quhen polifenole. Nëse kjo është e vërtetë, lëngu i rrushit të zi mund të jetë zgjedhja më e mirë, megjithëse frutat e papërpunuara janë më të pëlqyeshme se lëngjet. Rrushi i zi nuk gjendet në çdo stinë, kështu që kërkoni boronicat e kuqe, të cilat janë të mbushura me polifenole dhe mund të gjenden të ngrira gjatë vitit.