Ngjyrat që duhet të ketë shtëpia këtë verë..(Fotot)

Ngjyrat që duhet të ketë shtëpia këtë verë..(Fotot)

624
0

Këtë verë një ngjyrë tjetër do të dominojë në shtëpi dhe do t’jua sjellë detin dhe freskinë e ujit më afër. Ngjyra e kaltër, thuhet të jetë ngjyra magjike, ngjyra që simbolizon shumë emocione të gërshetuara nëpër botë. Disenjatorët e shtëpive, persona që pikërisht janë adhuruesit e detajeve dhe të teknikave të panumërta, kanë sjellë idetë e tyre të shtjelluara nga një kënd tjetër. Një ambient në të kaltër, një ambient që të bënë të dashurosh shtëpinë tënde, një ambient që gjithmonë do të të falë një kujtim dhe shpesh mes muresh do t’ju bëjë të dëgjoni dallgët e detit. Nëse je një prej atyre njerëzve që nuk e duan rozën si zgjedhje në dekorin e shtëpisë, ky është momenti yt. E kaltra e oqeanit është alternativa që të duhet gjatë sezonit të nxehtë. Në të gjitha propozimet e verës 2017, e kaltra e oqeanit është zgjedhja perfekte e të gjitha mobilieve, aksesorëve apo orendive të ndryshme në kuzhinë. Gjatë gjithë sezonit të nxehtë, kjo ngjyrë do t’jua sjellë detin dhe freskinë e ujit më afër, aq sa çdo copëz dekori do të ketë të tilla nuanca. Ngjyra e kaltër ofron ndjenjën e qetësisë, paqes dhe relaksit si dhe krijon iluzionin e hapësirës më të madhe.