Ngjyrat e Gazmend Freitag, biografia e një artisti

Ngjyrat e Gazmend Freitag, biografia e një artisti

493
0

Gazmend Freitag lindi me 25 maj 1968 në Pataçani i Poshtëm, në Kosovë. Atë vit babai  i tij Asllani punonte në Lyon të Francës si mërgimtar. Nëna e Gazmendit, Qamilja e cila nuk zotëronte shkrimleximin ishtë një grua bujare, e dashur dhe shumë shpirtmirë.  Ajo lindi pesë fëmijë, pesë djem, Gazmendi ishte i treti. Përderisa babai i Gazmendit punonte në Francë për të mbajtur familjen, përkujdesej  nëna për fëmijet, dëshira më e madhe e së cilës ishte që fëmijëve të saj t’iu mundësojë një shkollim të mirë. Qysh si fëmijë Gazmendi dallohej me prirjen e tij për vizatim. Ai si nxënës krahas vizatimit i përkushtohej edhe letërsisë. Vizatimet e tij që në shkollën fillore zbukuronin muret shkollore edhe pse ato në atë kohë nuk zgjuan ndonjë vëmendje të veçantë. Per fat të keq këto vizatime, te cilat ruheshin në arkivin e shkollës fillore u shkatërruan në kohen e diktaturës së regjimit serb në Kosove ne vitin 1999 kur është djegur ndërtesa shkollore. Vëmendja për artin e Gazmendit shprehet tek pasi që Gazmendi fiton mirënjohjen për poezinë e tij në “Rilindja për Fëmijë” e cila botohej çdo të martë si shtojcë e gazetës ditore kosovare “Rilindja”. Gazmendi zuri vendin e tretë në Kosovë me poezinë e tij. Shkollimin e mëtejmë, klasën e pestë deri në të tetën Gazmendi e vazhdoi në Fortesë. Dy vitet e para të gjimnazit i mbaroi në Rahovec kurse klasën e tretë dhe të katërten në gjimnazin e Prizrenit, ku njëkohësisht edhe banonte. Gjimnazin e absolvoi në vitin 1987. Më pastaj Gazmendi fillon studimet në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Kjo ishte koha më hidhur e Gazmendit pasi, posa kishte mbaruar dy semestra mbyllet me dhunë Universiteti i Prishtinës për shqiptarët nga pushtuesit sërb, njëkohësisht fillonregjimi sërb me futjen e masave të dhunshme ndaj shqiptarëve në Kosovë. Studentët organizojnë protestat që nga viti 1989 për mbrojtjen e të drejtave të tyre, Gazmendi ishte poashtu në mesin e tyre. Shumë nga ata do e paguajnë pjesmarrjen e tyre ne këto demonstrata edhe me jetë, të tjerët arrestohen dhe përndjeken, ndër ta edhe Gazmendi. Pasi që regjimi i Millosheviqit mbylli fakultetet për studentët shqiptar, edhe  Gazmendi si shumë studentë tjerë ndodhej në një gjendje të pashpresë, e cila e detyroi përfundimisht që në vitin 1990 të largohet nga vendlindja dhe të marr rrugen e mërgimit, rrugën për në Gjermani kur edhe merr hapin vendimtar t’i kushtohet pikturës. Atje dashurohet Gazmendi në gjermanen Kristin dhe martohet me të më 1991. Nga kjo martesë ka Gazmendi tri vajza, të cilat ai i quan “engjuj të kësaj bote”. Ne vitin 2013 vijon Gazmendi studimet në drejtimin e artit nudo, kryesuar nga Prof. Mag. Annelies Oberdanner në Universitetin e Arteve në Linz. Punimet e Gazmendit  janë me motive të shumta: autobiografike, nga mjedisi dhe rrethi i jetës, peizazhe nga vendlindja, portrete njerëzish nga më të ndryshmit, kujtime nga fëmijëria në vendlindje, punime nudo, natyrë e qetë etj. Kryesisht teknikë nga grafika me laps, shkumës, tush apo vaj në kanavace. Që nga viti 2004 jeton dhe vepron në Linz të Austrisë. Gazmend Freitag është që nga viti 2013 antarë i  shoqatës ::kunstprojekte:: në Vjenë.

loading...