Ngjarja në Pogradec/ Një kronikë e paralajmëruar..çfarë po ndodh në familjen shqiptare…

Ngjarja në Pogradec/ Një kronikë e paralajmëruar..çfarë po ndodh në familjen shqiptare…

438
0

Ngjarja në Pogradec, krimi makabër që tronditi mbarë opinionin, ku djali vrau nënën, me gjakëftohtësi, duke i prerë kokën, madje duke ja varur tek porta, na tregon se familja shqiptare nuk është si më parë. Kz nuk është krimi i vetëm brenda familjes, mund të nuëmërohen shumë e shumë raste në këto vite të tranzicionit, ku të tilla ngjarje kanë trondit opinionin dhe shoqërinë shqiptare.  

 

POGRADEC- Detaje tronditëse na vijnë nga Pogradeci, ku Olsi Çekiçi i preu kokën me thikë nënës së tij, Firdes Çekiçi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 44-vjeçari ka dashur të vrasë vajzën e tij, pasi i ka gjetur një mesazh në telefonin e saj. Sipas familjarëve në këto momente ndërhyri gjyshja, e cila mbrojti vajzën. Menjëherë 15-vjeçarja u largua me shpejtësi nga banesa, ndërsa 44-vjeçari vrau nënën e tij. Sakaq, gjatë momenteve të tmerrit vajza ka dëgjuar se 44-vjeçari i thoshte nënën: “Boll jetove”.

“Gjyshja hyri të mbronte mbesën. Çekiçi donte të vriste vajzën për shkak se rrinte në telefon, i gjeti një mesazh. Për 44-vjeçarin ka pasur denoncime nga nënëa, por ajo më pas i ka tërhequr ato. Kush është mjeku që vendosi për lirimin e tij? Në shtëpi rrinin ato të katër, nuk kishte njeri tjetër. Për telefonin e vajzës iku një jetë. Faji këtu është i institucioneve që nuk kontrollojnë”, tha një i afërm i viktimës.

 

Por, kush është Olsi Çekiçi?

 

Olsi çekiçi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai është dënuar më herët për përdorim të lëndëve narkotive në Itali, Greqi dhe Belgjikë. Ai gjithashtu ka vuajtur dënimin në vendin tonë në burgun e Zaharisë dhe vetëm pak muaj më parë, mësohet se është shtruar në spitalin psikiatrik të Elbasan për t’u kuruar. Olsi ishte i divorcuar dhe ushtronte dhunë edhe mbi të bijën e mitur, por pavarësisht denoncimeve të shumta, vijonte të ishte i lirë. Po kështu, ai ka qenë edhe shumë aktiv në rrjetet sociale. Në disa postime në Facebook  ai falënderon Allahun dhe jep mesazhin se beson në dashuri. Ndërkohë, 44-vjeçari na ka treguar se është një fans i këngëtares së njohur Dua Lipa.

 

Ngjarja e rëndë tronditi Pogradecin pasditen e djeshme. Olsi Çekiçi pas sherreve dhe dhunës së përditshme mori thikën dhe masakroi nënën e tij, 70-vjeçare. Ai i preku kokën nënë së tij dhe e vari në derë të shtëpisë. 44-vjeçari la të plagosur edhe vëllain e tij. Ai u arrestua menjëherë nga policia dhe u gjet i përlyer në gjak.

 

“Boll jetove”

 

Detaje të reja tronditëse kanë dalë nga krimi makabër në Pogradec, ku Olsi Çekiçi i preu kokën nënës së tij. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të mbesës së viktimës. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 15-vjeçara ka parë momentet kur babai i saj, Olsi Çekiçi, po sulmonte me thikë gjyshen, Firdes Çekiçi. Ajo menjëherë ka lajmëruar policinë dhe është larguar me shpejtësi nga banesa. Patrulla e Përgjithshme u nis drejt adresës dhe gjeti autorin e krimit duke tentuar të vrasë të vëllanë, ndërsa e ëma e tij kishte ndërruar jetë.

 

 

 Aktiv ne rrjetet sociale

Olsi Çekiçi, autori i krimit makabër në Pogradec është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale. Nëse i hedhim në sy faqes së tij në Facebook, ai ka bërë postime të njëpasnjëshme, ku shfaqet edhe si besimtar. Në disa postime të tij ai falënderon Allahun dhe jep mesazhin se beson në dashuri. Ndërkohë, 44-vjeçari na ka treguar se është një fans i këngëtares së njohur Dua Lipa, pasi më 30 qershor të këtij viti ka publikuar disa foto të saj.

 

Sakaq, autori i krimit të rëndë ka edhe rezervat e tij për politikanët shqiptarë. Në një postim, ai e quan Presidentin Ilir Meta, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, Petrit Vasilin dhe Luan Ramën shushunja. Ajo që vihet re tjetër është nuk kanë munguar as komentet nga të afërmit dhe miqtë e tij, në fotot dhe postimet që bënte 44-vjeçari.