Showbizz

Ngjarja e rëndë që ndodhi pas koncertit të Dua Lipës

By Vizion

August 14, 2016

Ndjekja e koncertit të këngëtares, Dua Lipa, i cili u mbajt të martën në Parkun e Gërmisë, në kryeqytet, i ka kushtuar një vajze në të njëzetat rrëmbimin dhe keqtrajtim për tri net rresht.

Koha Ditore” ka mësuar nga burimet brenda organeve të rendit dhe ligjit se vajza me inicialet A. B. është rrëmbyer nga ish i dashuri.

Ajo, prej asaj nate, sipas tyre, ishte dërguar dhe mbyllur në një banesë në Prishtinë. Gjatë kësaj kohe ishte keqtrajtuar në vazhdimësi.

Deri më tani Policia e Kosovës nuk ka arritur të gjejë të dyshuarin, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.