Flet për mediat Arta Vorpsi, e cila u betua dje si anëtare e Gjykatës Kushtetuese ditën e djeshme te një zyrë noteriale në Tiranë.
Vorpsi u pyet për statusin që mban aktualisht në Gjkykatën Kushtetuese, atë të këshilltares apo Gjyqtare dhe kjo e fundit u përgjigj për Neës 24 se është në detyrë si gjyqtare.
Aktualisht në Kushtetuese është krijuar një ngërç pasi presidenti Ilir Meta dekretoi në vend të Vorpsit Marsida Xhaferrlarin, e cila është njëkohësisht bashkëshortja e ish-deputetit demokrat Enkelejd Alibeajt dhe mbrëmjen e djeshme u betua në presidencë.
Vorpsi u betua te noterja Miranda Xhemalçi, duke shmangur presidentin, i cili më parë kishte lënë të kuptohej se nuk ishte dakord me emërimin e saj.
Gjithashtu te Meta u betuan mbrëmë edhe dy anëtaret e tjera të Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji. Ndërkohë, përbërja e Gjykatës Kushtetuese deri tani është: Vitore Tusha, Besnik Muçi, Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari.