Lajme

Nga vështirësitë në gëlltitje te prishja e dhëmbëve, ja ç’i ndodh organizmit kur nuk merrni mjaftueshëm kalcium

By vizional

November 26, 2021

Kur flasim për kalciumin dhe ushqimet që e përmbajnë atë, menjëherë mendojmë për qumështin dhe produktet e qumështit, por ka edhe shumë ushqime që e përmbajnë atë, ja cilat janë ato: djathërat, kosi, rukola, tofu, fiqtë e thatë, sardelet, skumbri dhe salmoni. Lista nuk mbaron këtu sepse ekzistojnë edhe disa bimë që e përmbajnë atë si: çikore, lakër e kuqe, rrepat, brokoli, angjinarja, spinaqi apo qiqrat.

Kalciumi është minerali përgjegjës për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kockave të forta dhe të shëndetshme. Në fakt, kalciumi fillon procesin e ndërtimit të kockave në mitër dhe vazhdon gjatë gjithë jetës.

Shenjat paralajmëruese të mungesës së kalciumit

 

Tharja e lëkurës

 

Trupi e shfaq në lëkurë kur vuan nga mungesa e kalciumit. Lëkura pëson tharje të madhe dhe preket nga probleme si ekzema apo psoriaza.

 

Lodhja

 

Mungesa e kalciumit manifestohet me lodhje ekstreme, mungesë energjie dhe plogështi të vazhdueshme. Rekomandohet të mos merrni pije energjie, por të pasuroni regjimin tuaj ushqimor.

 

Pagjumësia

 

Gjatë gjumit, nivelet e kalciumit luhaten ndjeshëm. Në këto orë, trupi pëson rënien më të madhe të nivelit të tyre. Kjo do të prishë cilësinë e gjumit sepse kalciumi ka një rol të fortë në formimin e melatoninës, hormonit që na ndihmon të flemë.

 

Imuniteti i dobët

 

Kalciumi luan një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar. Mungesa e tij e bën trupin më të dobët dhe më të brishtë ndaj baktereve. Kësisoj ju do të sëmureni më shpesh nga e ftohura dhe gripi.

 

Vështirësi në gëlltitje

 

Mund të duket e çuditshme, por mungesa e kalciumit shkakton vështirësi në gëlltitje. Kjo ndodh si pasojë e kontraktimit të keq të muskujve të fytit. Ndonjëherë gjërat përkeqësohen duke shkaktuar ndryshime edhe në të folur.

 

Dhimbje dhëmbi

 

Pjesa më e madhe e kalciumit në trup ruhet tek eshtrat dhe dhëmbët. Mungesa e këtij elementi shkakton zverdhje, prishje dhe rënie të dhëmbëve.