Nga sot sipas Këshillit Teknik të Ekspertëve duhet të ndiqni këto rregulla...

Nga sot sipas Këshillit Teknik të Ekspertëve duhet të ndiqni këto rregulla të reja

362
0

Duke filluar që sot në 1 qershor, sipas mbledhjes së fundit të Këshillit Teknik të Ekspertëve janë vendosur këto rregulla të reja që duhet të respektojë çdo qytetar në Shqipëri: Ora policore do jetë nga 23:00 deri në orën 06:00. Të gjithë ata që dalin për arsye pune përtej orës 23:00 duhet të jenë të pajisur me leje ose të kenë dokumentin që vërteton se punon në një nga shërbimet kritike.

Orari i ndalimit të muzikës në çdo mjedis shërbimi, është përcaktuar ora 22:00.

Maska nuk është e detyrueshme në rrugë dhe ambiente të hapura. Duhet mbajtur në ambientet e brendshme dhe mjetet e transportit publik.