Kronike

Nga sherri në shkollë, te takimi në darkë pas telefonatës. Si u plagos 16-vjeçari, policia arreston autorin

By vizionc

September 20, 2019

Nje 16-vjecar ka mbetur i plagosur mbreme, pas nje sherri me nje bashkemoshatar.

Policia e Shkodres ka zbardhur ngjarjen dhe ka ndaluar autorin e dyshuar te ngjarjes, nje 17-vjecar, nderkohe qe po ndjek ne gjendje te lire nje 19-vjecar qe ka pasur dijeni per gjithe sa ndodhi mes te rinjve.

Sipas policise, sherri kishte nisur ne shkolle, nderkohe qe pas nje telefonate, ata jane takuar ne lagje dhe aty sherri ka degjeneruar ne perdorimin e armeve te ftohta.

“Këto shtetas gjatë ditës së djeshme ishin konfliktuar me shtetasin K. S. në ambjentet e shkollës dhe më pas gjatë mbrëmjes kanë komunikuar me telefon dhe janë takuar në lagjen “Vasil Shanto”. Ata janë konfliktuar fizikisht e më pas shtetasi B. Gj. ka nxjerrë një mjet të fortë, me të cilin ka goditur disa herë shtetasin K. S. në këmbë dhe brinjë”- njofton policia.

NJOFTIMI\:

Më datë 19.09.2019, ora 20:00, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, disa persona gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës shtetasin K. S. vjeç 16, banues në lagjen Partizani, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.

Falë reagimit të shpejtë të forcave të policisë është identifikuar dhe kapur autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi B. Gj., 17 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, i cili u arrestua për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Si dhe ndiqet në gjendje të lirë shtetasi A. R. 19 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

Këto shtetas gjatë ditës së djeshme ishin konfliktuar me shtetasin K. S. në ambjentet e shkollës dhe më pas gjatë mbrëmjes kanë komunikuar me telefon dhe janë takuar në lagjen “Vasil Shanto”. Ata janë konfliktuar fizikisht e më pas shtetasi B. Gj. ka nxjerrë një mjet të fortë, me të cilin ka goditur disa herë shtetasin K. S. në këmbë dhe brinjë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.