Lajme

‘Nga recetat e gatimit, komenton dekretin si intelektuale’, reagon Iva Tiço: Kur një grua duan ta sulmojnë i thonë shko piq biskota (Ç’thotë për Bujar Kapexhiun)

By vizional

June 27, 2019

Gazetarja Iva Tiço ka reaguar pas sulmeve të shumta në rrjet ndaj saj. Mbrëmë ajo ishte e ftuar në studion e emisionit ‘Opinion’, ndërsa Blendi Fevziu e prezantoi si intelektuale. Kaq, maftoi që në rrjet të shpërthenin menjëherë komentet. ‘Nga recetat e gatimit, shkon dhe komentom dekretin’, ishin disa prej komenteve.

 

Ndërkohë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, Iva ka disa fjalë për atë që është thënë. Ajo shprehet mes të tjerash se mbrëmë ishte e ftuar si qytetare dhe nuk i pëlqen të thotë ‘intelektuale’.

 

Po ashtu ajo ka mbrojtur edhe njëherë të drejtën për të votuar, ndërsa thekson se kur një grua duan ta sulmojnë i thotë ‘shko piq biskota’.

 

Sakaq, mbrëmë Tiço pati edhe një përplasje me aktorin, Bujar Kapexhiu, i cili i tha se po i duket si ‘Spiropali’.

 

Ndërkohë, Tiço duket se nuk i ka kushtuar rëndësi kësaj përplasje teksa e quan Kapexhiun ‘xhentil dhe qytetar’.

 

Komenti i plotë:

 

Mbreme ne “Opinon”, e ftuar si qytetare (sesi me vjen te them intelektuale, si e dale nga Pleniumet) per te folur per ate qe flet cdo qytetar: te drejten per t’u shprehur me vote. Per aq kohe sa nuk eshte shpikur dicka qe funksionon me mire sesa vota, per aq kohe sa te gjithe e dime se ku na shpie dhuna, gjithmone do te zgjidhja vetem kutine e votimit. Isha ne medyshje per te shkuar ne kete emision “c’te duhet te ngaterrohesh”, me keshilluan disa “te shkosh patjeter se vota nuk eshte pale, nuk eshte te mbash ane”, me thane ata qe degjova. Dhe bera mire, sepse mbreme pashe me syte e mi qe jashte sistemit te votimit nuk po na nxjerr vullneti i lire i qytetareve, por njerezit e politikes qe pasi kane qene pjese e vjedhjes, zhvatjes, poshterimit, tani bejne shenjtin dhe na thone mos shkoni te votoni, na mallkojne rende po ta bejme. Kete e kam per mallkuesin.

 

Rrespekt “intelektual” dhe miqesor per profesorin “Ilo Pincin” qe diti te tregohej edhe njehere edhe shahist, edhe specialist i midhjes dhe i peshkut: xhentil dhe qytetar profesor Kapexhiu ???.

 

Dhe me e rendesishmja: mesova se nje grua ne kete vend, kur duan ta sulmojne i thone shko e piq biskota. Me besoni: me lumturuat pafund qe keni kete pershtypje, mos harroni te ndiqni Rozmarinen ??.