Nga puçrrat tek ndryshku, pasi të merrni vesh sa fantastik është kolinozi...

Nga puçrrat tek ndryshku, pasi të merrni vesh sa fantastik është kolinozi nuk do të hiqni kurrë dorë prej tij

644
0

 

Nga puçrrat tek ndryshku, pasi të merrni vesh sa fantastik është kolinozi nuk do të hiqni kurrë dorë prej tij

Sa herë që mendojmë për dhëmbët, gjëja e parë që na vjen në mendje janë këshillat e dentistëve për t’i larë sa më shpesh. I keni larë dhëmbët sot ? Nëse jo, jeni akoma në kohë. Pasta e dhëmbëve është produkti bazë për një larje sa më të mirë. Por pasta e dhëmbëve ka edhe shumë veti të tjera të dobishme për shtëpinë. Zbuloni në Living për çfarë bëhet fjalë dhe ndani me ne përshtypjet tuaja.

1.Eliminon ndryshkun e hekurit të rrobave
Pas shumë përdorimesh hekuri i rrobave krijon një shtresë ndryshku ose smërçi. Nëse doni ta hiqni, spruconi pas ujë të nxehtë mbi të dhe fërkojeni me pastë dhëmbësh. Rezultati është i menjëhershëm.

2.Pastron njollat e jakave të këmishave
Njollat e brendshme të jakave hiqen me vështirësi me detergjent. Prandaj para se t’i lani, lyejini me pastë dhëmbësh dhe më pas futini në lavatriçe. Kjo vlen edhe për shenjat e buzëkuqit që mund t’ju kenë lënë gabimisht mbi këmishë.

3.Fshin CD-të dhe DVD-të e gërvishtura
Edhe pse teknologjia ka avancuar dhe pothuaj të gjithë përdorim usb, ka akoma nga besnikët e CD-ve. Për të hequr gërvishtjet e tyre, fërkojini më një sfungjer të butë dhe pastë dhëmbësh. Në fund fshijini më leckë pambuku. Mund të bëni të njëjtën gjë edhe për ekranin e telefonit.

4.Ndihmon thonjtë e zverdhur
Nëse keni probleme me zverdhjen e thonjve, ju mund t’i kuroni më pastë dhëmbësh dhe verë të bardhë. Krijoni një përzierje dhe përdoreni sipas dëshirës. Pas çdo lyerje, futini duart në dorashka.

5.Parandalon shfaqjen e akneve
Përdorimi i pastës së dhëmbëve shoqëruar me argjilë të bardhë krijon një maskë perfekte për të parandaluar shfaqjen e akneve dhe njollave.