Nga një abetare në të gjithë vendin, te rikthimi i ‘koperativave’/ Vendimet...

Nga një abetare në të gjithë vendin, te rikthimi i ‘koperativave’/ Vendimet që u morën sot nga qeveria…

273
0

Kushi: Abetarja është libri i parë me të cilin përballet nxënësi, me takimet që kemi zhvilluar me ekspertët kemi dakordësuar që me abetaret të kemi një tekst të unifikuar, një gjuhë një abetare, në fillim të vitit shkollor të ardhshëm, të gjithë vogëlushët në të gjithë vendin të kenë një abetare.

 

Çuçi: Sot miratuam një marrëveshje që do ta kalojmë ditën e premte në mbledhjen e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Shtetasit e Kosovës vetëm me një aplikim do të marrin menjëherë lejën e qëndrimit për 5 vite në Shqipëri, së bashku me lejen e punës. Dhe e njëjta gjë vlen dhe për shtetasit e shqipërisë që do të shkojnë në Kosovë.

 

Besoj se është bërë shumë e qartë, është thënë qartazi që nuk do të ketë kampe refugjatësh për vende të treta në Shqipëri. Në lidhje me atë përcaktim që ju referoni, edhe kur kalojnë tranzit nuk do të qëndrojnë në Shqipëri, janë të detyruar vendet e origjinës që ti marrin dhe të përgjigjen.

 

Delina Brahimaj: Marrëveshje për njohjen e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Pra përmes kësaj marrëveshtje të gjithë qytëtarët shqiptarë do të përfitojnë nga pensionet e pleqërisë në të dyja vendet. Marrëveshja përfshin të gjithë periudhat e sigurimeve.

 

Frida Krifca: Kemi kaluar një marrëveshje që përafron kuadrin ligjor të ministrisë me BE, krijimi i grupeve vendore të veprimit, u jep mundësi fermerëve apo kategorive të tjera që të marrin më shumë investime. Grupet vendore të veprimit mund të marrin fonde në mënyrë që të marrin fonde të përbashkëta.