NGA LUFTA NË PAQE! Larmi kulturash dhe fesh , të gjithë...

NGA LUFTA NË PAQE! Larmi kulturash dhe fesh , të gjithë miq shtëpie në ambasadën e Bosnje-Hercegovinës në Londër/ Nga Anila Kadija

1088
0

Kujtesa  e viteve 90-të, sa herë dëgjoj emrin e  Bosnje Hercegovina, më dërgon në një imazh makabër të një pazari me tezga, tavoline, stola druri, me copa trupash andej këndej të mbytur  në gjak dhe në shkatërrime. Nuk mundem ta harroj atë skenë lufte që më shoqëron gjithmonë me njohjen time me këtë vend. Nuk kam shkuar asnjëherë në Bosnje. Kam lexuar që kanë reaguar dhe rindërtuar jetën përsëri nga e para. Por, nuk do të ndalem të kujtoj tmerret e luftës ,do të ndalem tek njerëzit që ngrihen dalë ngadalë dhe reagojnë për një vizion të hapur, me dëshirën që të përpunojnë dhe të kapërcejnë vuajtjet. Është e dyta herë që mu dha mundësia ti njoh nga afër ,këtu në Londër , këta njerëz të mirë. Ishte ky një event “Work shop” i cili u zhvillua në ambjentet e ambasadës së Bosnje Hercegovina, po nga i njëjti grup i punës i cili ka organizuar para disa javësh edhe atë të traditës popullore në veshje dhe ushqime për të cilin kam shkruar më parë. Kësaj here bëhej fjalë si të përgatitnim një orendi zbukurimi me rastin e Krishtlindjeve 2019 dhe Vitit të Ri 2020. Kati i dytë i selisë së Ambasadës ishte trasformuar në një ekspozitë punimesh artizanale  ,ku shikoje plot gjëra të bukura, të cilat të tentonin për ti blerë. Ngjyrat dhe origjinaliteti hapte shtigje bisedash nga më të ndryshme në drejtim të artit popullor dhe veçantisë që ka puna e dorës.

 

Ndërsa, një tryezë e gjatë, nga ato që shpesh shikojmë zyrtarët e lartë ta rrethojnë me flamurët e tyre në një mbledhje dipllomatike , priste komplet e transformuar në tryezë mësimi. Përreth saj ,zonja të besimeve  të ndryshme fetare dhe kombësive të ndryshme ,gati për një punë të përbashkët. Një eksperiencë eskluzivë e re asnjëherë më parë e organizuar kaq bukur! Përfaqësuesi, ATSH -së Bosnje Hercegovinës, z.Nedzad Sadikovic me zonjën e tij krijonin mundësinë e bashkëbisedimit të ngrohtë si të zotët e shtëpisë që ishin. Ne një fragment tek u prezantuam ai më tha “Mua më pëlqen shumë kjo klimë, të shikoj këtë larmi kaq fantastike kulturash dhe fesh , të gjithë miq shtëpie në ambasadën tonë këtu në Londër”. Nuk ka ndjenjë më të pastër se ajo e të qënurit të barabartë në atë ç’ka besojmë. Ambasada ndodhet në një ndër zonat më të mira të Londrës dhe mobilimi ka një shije tejet tipike tyren. Ai nuk e njihte ende identitetin tim si gazetare, isha atje e ftuar për të marrë pjesë në një leksion arti dekorativ për festën e Krishtlindjeve nga organizueset e eventit.

Atmosfera i ngjasonte një panairi të gëzueshëm kombesh. Nuk mundeshe ti qëndroje indiferente ndaj veçantisë të punëve të dorës, që me mjeshtri vajzat dhe gratë e personelit të ambasadave pjesëmarrëse kishin ekspozuar në stendat e tyre. Të shoqëruara edhe me ëmbëlsira tipike. Por ajo që ishte akoma më tërheqëse në të gjithë këtë gamë të gjerë orendish apo zbukurimesh ishte larmia e buzëqeshjeve. Të të gjithave rracave, kombësive dhe besimesh. Kjo është simbolika e besimit mendova.  Kjo Ambasadë me një seli në qendër të Londrës sot i ngjasonte një mëshirimi shumë besimesh në një korpus të vetëm ku mbizotëronte paqe dhe respekti. Unë e vazhdova bisedën, me të nderuarin përfaqësues të trupit ushtarak të Bosnje Hercegovinës, shpesh edhe në ndonjë fjalë shqip duke e shoqëruar me pasthirrma surprize kur ai fliste në gjuhën tonë. “ E kam mësuar, ato pak fjalë që di, nga vizitat e mija me tim at në Turqi. Kur shkonim atje gjeja një komunitet shqipfolës të madh. “

Dukej që e pëlqente dhe e nënvizonte me shumë dëshirë një fakt të tillë në lidhje me njohjen e gjuhës sonë të bukur shqipe. Një tryezë e gjatë e mbushur me materiale pune për orendim artistik na bëri, neve  që patën iniciativën të bëheshin grup për të mësuar teknika të ndryshme, ta merrnim këtë okazion dhe ta bënim thesar të këtyre ditëve në pritje festash . Asnjëherë nuk kisha mundur të krijoja me duart e mija një qëndër tavoline me elementë tipik natyror, gjethe bredhi apo pishe, lule vjeshte, apo elementë bimorë tipik për okazion. Pas disa manovrash dhe përzgjedhjesh të gjitha e kishim një orendi zbukurimi, qendër tavolinë, të bërë vet. Duke falenderuar dy zonjat që na trajnuan, z. Zion Kim nga Korea e Jugut dhe  z. Cally Ëingfield nga USA, shtrënguam duart tona që kundërmonin erë pishe,  miqësisht të gjithë sa ishim aty.