DOSSIER

Nga lindja shenjtor e Baba Deros e deri te roli i tij në Teqe! Nëna e solli në jetë shoqëruar me dritë hyjnore

By vizional

September 26, 2022

Nga Anila Ahmataj

 

Në shpatin e Gribës, përballë Këndrevicës, përmbi Vjosë gjendet një fshat.Lopësi është njësi administrative pjesë e Bashkisë së Tepelenës. Në brinjë të malit shtrihet fshati Dorzë.Ky fshat është pjesë e krahinës së Sinanajt nga e cila kanë dhënë kontribut patëriotik figura atdhetare dhe klerikë të devotshëm.Historia e Lopsit eshte një lloj thesari i panjohur. Mali Këndrevica ka një lartësi rreth 2122 m mbi nivelin e detit, ky territor ka formën e nje amfiteateri ne luginen e Vjoses. Në këto troje qëndron gdhendur historia dhe gjaku i të parëve. Ka nje siperfaqe prej 96.5 ha, ka një reliev kodrinor-malor dhe një klimë mesdhetare kodrinore. Kjo zone lidhet me Tepelenen në një distancë prej 30 km. Njëkohësisht lidhet me Qafen e Mehmete, me Mallakastren dhe me Luginen e Vjoses e Gryken e Shkalles.Brenda këtij territor gjendet kalaja antike e Matohasanaj, e veçantë në llojin e saj. Kjo kala ndodhet në majën e një kurrizi shkëmbor, i cili ngrihet në qëndër të luginës së Sinanajt, midis shtratit të lumit Vjosa dhe malit të Gribës. Ajo i përket shek. V p.e.sonë dhe ka gjurmë të vazhdimit të jetës thuajse në çdo periudhë në vijim. Muret e kalasë rrethojnë një sipërfaqe rreth 3 ha. Ka vetëm një hyrje përmes kullës në anën jugore, pranë saj ndodhen dy kulla të tjera. Muret rrethuese u përkasin tri periudhave të ndryshëme ndërtimi.

 

 

Lopësi  përbëhet nga 5 fshatra, LAB-MARTALLOZ, DHËMBLAN, SINANAJ, MATOHASANAJ dhe DORZË.Lopësit janë nje fis ilir i permendur nga autori i lashte “Plini Plaku”. Në veprën e tij “Natyra dhe Historia”ai shkruan se ky fis ishte i vendosur pranë fiseve Liburne në Kroacinë e sotme, aty ku ishin edhe kufijt verior të fiseve Ilire.

 

Deri në vitin 1583 osmanët nuk mundën të vendosnin administratën e tyre në Lopës dhe të ndertojnin objekte fetare. Lopësi i bashkuar me kurveleshin përbënin një krahinë autonome që paguanin një lloj takse vjetore dhe qeveriseshin sipas venomeve tradicionale. Porn ë vitin 1583 banorët e fshatit Qesarat, që ishin nga ana tjeter e lumit Vjosë filluan të konfliktoheshin me banorët e Lopsit për kullotat e bagëtive dhe ky konflikt degradoi në një luftë të vërtetë ku pati edhe viktima nga të dy palët. Edhe sot egzistojnë në fshatin Sinanaj, i cili quhej Lopës para këtij konflikti “Varret e Qesaratit”. Për shuarjen e këtij konflikti do të vepronte porta e lartë. Banorët e Qesaratit të ndihmuar nga arkitekt Sinani, siguruan një dokument të quajtur “Senet” një pllakë e rrumbullakët bakri ku citoheshin kushtet për shuarjen e konfliktit. “Seneti” njihte kushërinjt e arkitekt Sinanit si pronar të rinj të truallit të pushtuar dhe vendoste kufijt midis Xhamis të ndërtuar nga fisi i islamizuar i Sinanit dhe kishës së “Shën Gjergjit” Në nderim të tij u ndërtua nje tyrbe, rrënojat e të cilës ekzistojnë edhe sot. Po ashtu u ndërtua edhe një Çezmë, e cila për nder të Sinanit u quajt “Kroi i Sinanit” dhe me kalimin e kohes i gjithë fshati mori emrin “Sinanaj” emër që figuron edhe sot.Kontribut të çmuar i ka dhene Lopësit edhe Rilindjes Kombëtare Sali Beqir Matohasanaj , i cili iu përkushtua fortë çështjes kombëtare. Albanologu gjerman shkruan:”Baba Saliu nga fshati Matohasanaj afër Tepelenës në Shqipërinë e Jugut e ktheu teqen e tij në një shkollë fillore të fshehtë për mësimin e gjuhës shqipe. Ai ishte gjithashtu aktiv për përhapjen e librave shqip e për këtë u burgos nga turqit, por edhe pse i burgosur në Tripoli të Libisë në bashkëpunim me guvernatorin Rexhep Pashe Mati, ai niste nëpërmjet sepetes diplomatike abetaret për në Tepelenë. “Baba Saliu” ishte edhe mik i Ismail Qemalit, ai ishte pjesmarrës në kongresin e Manastirit dhe bekues i flamurit më 28 Nëntor 1912 në emër të bektashizmit.”Baba Saliu” hapi shkollën e parë shqipe në fshatin Matohasanaj më 13 Tetor të vitit 1910, ai ishte një udheheqës dhe frymezues i rezistencës kundër andartëve grek në malin e Gribës në 1914, aty ku ndodhet sot memoriali i të rënve në këtë betejë.

 

Besimi në Zot, në këtë trevë i ka rrënjët e lashta, dihet se ai ka gjurmët e gurit të Sari Salltikut, frymën hyjnore të baba Demir Hanit, tharmin shenjtëror të baba Dero Dorzës, ka mundin, djersën dhe gjakun e baba Sali Matohasanajt. Banorët e kësaj zone edhe sot rriten me frymën atdhetare, frymë që mëkohet prej Dritës.Pikërisht në këtë vend “Baba Derua” ngjizi shenjtërinë si themel që sot mban emrin e tij

 

“Teqeja e Baba Dero Dorzës”.

 

Teqeja e “Baba Deros” ka shërbyer për një komunitet të gjerë besimtarësh, që përfshin trevën e Vlorës, Tepelenës, Mallakastrës, Beratit, Gjirokastrës, Sarandës, Delvinës, Përmetit e deri në Janinë. Historia dhe fama mistike e “Baba Deros” dëgjohet sot anë e mbanë globit, kudo ku ndodhen shqiptarë. Kjo Teqe  ka shërbyer si një “Gjykatë Supreme” Ky Tempull Shenjëtëror i Dorëzës ishte shpresa e të gjithë kohërave. Kjo Teqe shërbente si strehë për kalimtarët e shumtë, që shkonin nga Vlora drejt Janinës, Gjirokastrës, Tepelenës, atje kishte vend për të gjithë, ajo derë ishte dhe është gjithmonë hapur për besimtarë, e kalimtarë të rastit, ky ritual vazhdon të jëtë edhe në ditët e sotme, ku trashëgimtar të ‘Baba Deros”  e mbjanë hapur.

 

Cila është historia mistike e Baba Deros!?

 

 

Fisi nga vinte edhe Begë Selimi u gëzohej të mirave që u kishte falur i Madhi Zot në fshatin Nivicë. Kopetë e rënda pushtonin kullotat në faqe të malit dhe nami i tyre i kishte kaluar kufijtë e krahinës. Ndërsa prodhimet e bollshme blegtorale, bulmetrat dhe mishi i kecave tregtoheshin kryesisht, në pazaret e Tepelenës, Gjirokastrës, Delvinës deri në atë të Janinës dhe për këtë, të zotët e tyre nuk harronin te falenderonin Zotin. Ne realitetin ku lindi dhe po rritej fare pa e kuptuar Bega ishte ne moshë për martesë dhe sipas zakonit i ati Selimi kishte nisur fjale nëpër miq, se i duhej një nuse per djalin. Mik pas miku e orientuan në fshatin Miricaj, aty ishte një vajzë e denjë për derën e tij dhe ajo që ishte një vlere me shume, ishte fakti se kjo e fundit vinte nga një derë reqeje ku me shume se kudo tjetër flitej dhe përmendeshin planet e te Madhit Zot. Lajmësi e bëri të bërë punen, sipas tij te dyja shtëpitë ishin të denja për të qenë te lidhura në krushqi me njëra-tjetrën. Pas shkëmbimit te nishaneve u la data e dasmës, dhe Sulltana u bë nuse e Begë Selimit. Çifti i ri nisi jetën bashkëshortore në mes të punëve që ofronte jeta blegtore.

 

Sulltana angazhohej sa në punë shtëpie aq edhe në ato të stanit, edhe pse andej nga vinte nusja e re nuk është se kishte qenë e sprovuar në të tilla punë, siç mund të ishte perpunimi i sasive aq të mëdha të bulmetit. Në shtëpinë nga vinte Sulltana, atje çdo gjë ishte në sherbim të mysafirëve që frekuentonin teqen dhe ndaj tyre çdo gjë funksiononte me përulësi.

 

Aty flitej per kurbanët, që s’i mungonin, pothuajse, përditë Teqes, për shqetësimet që sillnin ata që vinin, por edhe për rastet e veçanta, kur kishte edhe vizitorë, klerikë të shquar .

 

“Fisi i nënë Sulltanës ishte fis me teqe dhe ky fakt thuhej jo vetëm kryelartë, por edhe si një dëshmi, që zhvillimet rreth Baba Deros nuk ishin të rastësishme. Ndërsa, prej këtij deklamimi në mes të tjerave, do të merrej edhe mesazhi që Shenjti “Baba Dero” e kishte pikërisht, këtej burimin nga furnizohej me Ujin e Shenjtërise. Nga lidhja martesore çiftit nisën t’i vinë në jetë fëmijët.Ata, si fillim, do t’i gëzoheshin shtimit të familjes me Sipas zakonit, emri fëmijës së parë i vihej prej dajove dhe ata, kështu bënë, në darkën e bukevales femijën e pagëzuan me emrin “Ahmet”. Një emër i tillë nuk ishte i rastësishëm, teksa ai vinte prej një shtëpie që merrej, veçse, me punët e Zotit. Emri, në fjalë, ishte një nga emrat e profetit Muhamed, por ai u largua nga jeta në moshë fare të re. Do të ishte, pikërisht, kjo arsyeja që, kur Baba Dërua, para se sa të shkonte nga kjo jetë, t’ua linte amanet pasardhësve të tij që, brez pas brezi, një emër të tillë të mos e përsërisnin më. çifti i ri do të sillte në jetë një vajzë, e ndërsa fëmija i tretë i tyre do të ishte ardhja në jetë e Shenjtit Baba Dero.Por historia e ardhjes në jetë të Baba Deros i ka rrënjêt që kur ai ishte në barkun e nënës.Teksa, ishte në muajt e parë të shtatëzanisë me fëmijën e tretë Sulltana, së bashku me disa gra të fshatit shkoi në pyll për të prerë dru. Ishte mesi i stinës se vjeshtës dhe, për të qenë të përgatitur për dimrin që vinte pas, banorëve të Nivices u duhej të siguronin drutë e zjarrit dhe një punë e tillë, edhe pse goxha e rëndë mbetej më së shumti që ta bënin gratë. Atë ditë gratë morën rrugën e pyllit dhe sapo mbërritën Sulltana iu drejtua një dru përralli. Pas dy-tre goditjeve të para me sëpatë mbi trungun e saj, ajo mbeti e befasuar, pasi pa që nga trungu nisën të rrokulliseshin tre-katër pika lot.

 

Sulltana sakaq ndali goditjet dhe qëndroi në heshtje me vështrimin e friksuar.Pas atyre çasteve vazhdoi me goditjet mbi trung, por situata filloi të merrte një tjetër dimension, në vend të lotëve nisën të dilnin pika gjaku, njëlloj si mbi trupin e një njeriu, kur i ngacmohet një plagë .Kjo që po ndodhte e tronditi Sulltanën, iu duk sikur përralli, thjesht, nuk kishte zë të klithëte…

 

Tema e filozofisë teologjike dhe kryesisht Doktrinës. Bektashiane dhe klerikëve të saj, historisë së shtrirjes dhe veprimtarisë së komunitetit të tarikatëve me bazë mistikën islame, ka tërhequr prej kohe vëmendjen e studiuesve të shumtë vendas dhe të huaj. Në Shqipëri kjo sjellje fetare orienton nga lidhja e fuqishme, si mishi me kocken e besimtarit me çështjen kombëtare, vlera, më së shumti këto në tarikatin bektashian të myslimanëve. Ngjarja me ngarkesa mistike me drurin e përrallit, që ndodh me Sulltanën në mënyrë të natyrshme, atje në Nivicë të Kurveleshit, nuk është vegim e as legjendë. Kjo ngjarje i ka rrënjët në kohërat zeusiane, në Epokën Homerike, ai është dëshmi e kultit të druizmit, i cili rron te shqiptarët edhe sot. Ky komunikim na kujton komunikimin me Lisin e Shenjtë të Dodonës, me “Lisin Fjalaman”, sikurse na e konfirmon Eskili. Teqeja e Baba Dero Dorzës është një referim e misticizmës islame, si vlera të historisë sonë kombëtare.

 

Historia e popullit në shekuj, mban gjallë kujtesën e qindra betejave dhe shumë prijsave legjendarë, por kurrësesi nuk lihet pas tradita dhe kultura që e bëjnë të dallueshëm një komb nga një tjeter.