Në fund të vitit francezët fillojnë kërkimet për naftë në veri të...

Në fund të vitit francezët fillojnë kërkimet për naftë në veri të Korfuzit

488
0

Konsorciumi i kompanive Total, Hellenic Petroleum dhe Edison (kompani e grupit francez EDF) që ka marrë të drejtën për eksplorimin dhe shfrytëzimin e hidrokarbureve në veri të Koruzit, një zonë detare afër Shqipërisë i ka kërkuar parlamentit grek të ratifikojë sa më shpejt marrëveshjen.

Çështja u rikthye në qendër të vëmendjes për shkak të vizitës së Presidentit, francez Emanuel Macron në Athinë.

Dekreti për koncesionin përfundimtar të zonës së kontestuar nënujore ishte në pritje që nga korriku i vitit 2015, por marrëveshja u vulos në pranverë me nënshkrimin e marrëveshjes në Ministrinë e Mjedisit. “Ne presim që ratifikimi i marrëveshjes nga Parlamenti Grek të ndodhë deri në fund të vitit në mënyrë që të fillojmë punën. Ne jemi të interesuar për mundësitë e ofruara nga zona bregdetare e Greqisë “- tha dhe drejtori ekzekutiv Patrick Puyen.

Ndërsa kreu i Dhomës Ekonomike Greke nuk ka hezituar të nxjerrë në pah neglizhencën e qeverisë për të ratifikuar konventën nga Kuvendi për bllokun 2 në veri të ishullit grek. Kërkimet do të zhvillohen në një zonë detare fare afër Shqipërisë me të cilën Greqia ka pezull çështjen e përcaktimit të Zonave Ekskluzive Ekonomike, pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese të marrëveshjes për kufirin detar.