DOSSIER

Nga ekzekutimi i Qazim Koculit, deri te planifikimi i vrasjes së nipit të tij.Me çarçaf e armë në..

By vizional

February 08, 2021

 

Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj, u trajtua figura dhe vepra e Qazim Koculit, kryeministrit që qëndroi në këtë post vetëm 24 orë…

Qazimi lindi  më 14 prill 1883 në fshatin Kocul në kohën e Perandorisë Osmane, i biri i Muhamet Koçiut. Vijoi dhe përfundoi studimet e larta në Akademinë e Lartë Ushtarake të Stambollit, pas të cilës fitoi gradën Nëntoger. U emërua më pas në Marinën Ushtarake të Perandorisë Osmane, ku fitoi gradën e Togerit. Ka qene nje personazh  aktiv në Luftën e Vlorës ate te vitit 1920 dhe njihet si një ndër organizatorët kryesor.

Më 29 maj 1920 në Beun u zgjodh u emërua komandant i Përgjithshëm i Trupave Kombëtare.

Emigracionin politik Koculi e kaloi në Vienë.

Në qeverinë e Mustafa Krujës ishte Ministër Shteti dhe u emërua komisar i lartë në Vlorë. Si i tillë ishte autoriteti më i lartë i shtetit në atë qark dhe përfaqësonte drejtpërdrejtë qeverinë. Pas ngjarjeve të Betejës së Gjormit, ku vritet edhe nipi i Halil Alisë – kreu i milicisë dibrane pjesëmarrëse në betejë.