Nga braktisja në Eurovizion, tek premtimi i pambajtur i Luan Zhegut: Ledina...

Nga braktisja në Eurovizion, tek premtimi i pambajtur i Luan Zhegut: Ledina Çelo flet për përvojat në festivale

409
0

Ledina Çelo ka qënë mbretëresha e mbrëmjes së të enjtes në ‘Këndo Këngën Time’ në Vizion Plus. Teksa ka shpjeguar arsyet e tërheqjes nga jeta e saj artistike, Ledina Çelo ka premtuar se një ditë do të rikthehet me projektet e saj “Falenderoj zotin që më ka dhënë dy fëmijë, një familje të bukur, kjo është gjëja më e madhe në botë. I kërkoj ndjesë publikut që jam shkëputur pak, por duhej të rrija shumë afër me dy qëniet që i krijova, por shumë shpejt do të rikthehem me projektet e mia të reja.”

E pyetur për pjesëmarrjen e saj në Eurovizion, Ledina Çelo nuk e ka fshehur brengën që e mundon prej vitesh lidhur me atë sesi u ndje në atë prezantim:

 

“Kujtimet e hidhura janë këto, që në momentin më të bukur që unë do të përfaqësoja një shtet, që është një nga ëndrrat më të bukura të çdo artisti pjesmarrja në Eurovizion, realisht një promovim shumë i mirë, unë u ndjeva vetëm dhe e braktisur. Nga shteti po e po njëherë, qoftë shpirtërore, qoftë njerëzore, financiare s’bëhej fjalë, me një fjalë deri tek veshja. Në vend që shteti të më përkrahte, për shkak të sponsorëve dhe pakënaqësive unë aty isha krejt e vetme…”

 

E rëndësishme është që kënga doli mirë, paraqitja ishte e mirë. Por do të uroja që një gjë e tillë mos u ndodh kurrë këngëtarëve që do të na përfaqësojnë në Eurovizion, pasi mbështetja është shumë e rëndësishme.”

 

Në rrëfimin e saj ndër të tjera ajo ka zbuluar këngën me të cilën, nëse do ti jepej sërish mundësia, do të donte të ishte përfaqësuar në Eurovizion, “Të dua se je ti”.

 

Ledina Çelo ka rrëfyer ndër të tjera edhe per emocionet e daljes ne skenë përkrah Luan Zhegut.

 

“Të këndoja me Luan Zhegun për mua ishte vërtet fat shumë i madh, e prita me shumë kënaqësi dhe kënga shumë e bukur. I vetmi problem që kisha ishte tek Luani, pasi ai rrinte zakonisht pa lëvizur në skenë, ndërsa unë isha lozonjare më pëlqente ta ndiqja ritmin. Por ai më premtoi që do të kërcente bashkë me mua, kështu që të rrija e qetë. Dolëm në skenë, interpretuam unë lëviza ndërsa Luani jo. Kur folëm në prapaskenë për këtë, ai më tha se pas 30 vitesh karrierë nëse do të lëvizte në skenë do ta merrnin për të luajtur mendsh…”