Lajme

Nga artriti deri tek anemia, ja çfarë mund t’ju tregojnë thonjtë për shëndetin tuaj

By vizional

September 25, 2020

Trupi vazhdimisht na dërgon “sinjale” në lidhje me shëndetin dhe mirëqenien, të cilat na tregojnë se kur është koha për të ndalur dhe për t’i kthyer sytë nga vetja.

 

Për shembull, rrathët e zinj poshtë syve tregojnë pagjumësi.

 

 

Sipas “The Sun”, edhe thonjtë mund të tregojnë disa probleme themelore shëndetësore.

 

Fiona Tuck, tha se shenja të ndryshme tek thonjtë mund të tregojnë se çfarë po ndodh brenda trupit tonë.

 

Por, për çfarë shenjash duhet të merakoseni?

 

Njollat e bardha.

thonjte (5)

 

Shumë prej nesh besojnë se njollat ​​e bardha janë shenjë e mungesës së kalciumit, por ky mund të jetë shkaku i shumë problemeve të tjera.

 

Fiona tha: “Këto duken si njolla ose vija të bardha tek thonjtë. Por nëse i vini re tek të gjithë thonjtë, kjo mund të jetë një shenjë e nivelit të ulët të zinkut ose kalciumit”.

 

Sipas saj, njollat ​​e bardha në të vërtetë shkaktohen nga flluska të vogla ajri që bllokohen midis qelizave të thonjve.

 

“Nëse vuani, shanset janë që e keni të trashëguar, por mund të shkaktohet edhe nga faktorë të tjerë, të tillë si ushqimi i keq apo nga thonjtë me xhel.”

 

Thonjtë e zbehtë ose ngjyrë blu.

Në muajt e ftohtë të dimrit thonjtë mund të bëhen ngjyrë blu, nëse keni harruar të merrni dorashkat.

 

Por Fiona tha se kjo mund të jetë gjithashtu një shenjë e mungesës së herkurit.

 

Ajo tha se thonjtë që janë të zbehtë ose blu mund të nënkuptojnë se gjaku po lufton për të qarkulluar në trup.

 

Mungesa e hekurit në gjak mund të çojë në gjendje të tilla si anemia dhe mund të rregullohet duke marrë suplemente.

 

Thonjtë me gropa ose të verdha.

thonjte (1)

 

Njerëzit që pinë duhan shumë mund të kenë thonj të verdhë. Thonjtë me “gropa” dhe të verdhë mund të jenë gjithashtu një shenjë e artritit.

 

Sëmundja e mushkërive dhe artriti reumatoid mund të shkaktojnë thonj të verdhë gjithashtu.

 

Vija të errëta ose shenja të zeza tek thonjtë.

 

 

thonjte (2)Nëse vini re një shenjë të errët që shfaqet papritur në thonjtë tuaj, është koha të shkoni tek një mjek.

 

Kjo  vijë e errët mund të jetë melanoma, lloji më serioz i  kancerit të lëkurës.

 

Jo çdo njollë e zezë është një melanomë, por është gjithmonë mirë që një dermatolog ta kontrollojë atë.

 

Nëse e lini të rritet, do të jetë më e vështirë të trajtohet.

 

Thonj që dëmtohen lehtë tek kutikulat.

Thonjtë janë kaq të vegjël, por mund të jenë tepër të dhimbshëm nëse dëmtohen.

 

Dhe ato priren të shkaktohen nga mungesa e hidratimit rreth kutikulës.

 

Më e mira për ju është të përdorni një vaj për kutikulat çdo ditë, i cili është i pasur me vitamina E dhe F.

 

Thonjtë e butë, të cilët ndahen në disa shtresa.

Nëse thonjtë tuaj përkulen lehtë, ato mund të jenë shumë të buta, një gjendje e njohur si “hapalonychia”.

 

Meqenëse proteinat janë ato që forcojnë thonjtë, zgjedhja juaj më e mirë është marrja e sa më shumë proteinave.

 

Sigurohuni që po merrni proteina në çdo vakt.

 

Është gjithashtu e rëndësishme që të merrni mjaftueshëm vitaminë D dhe vitaminë A.

 

Rrisni nivelet e vitaminës D përmes ekspozimit në diell dhe hani tre racione peshk çdo javë.

 

Për vitaminën A, përdorni shumë perime jeshile dhe portokalli, të tilla si karota, spinaqi dhe patatet e ëmbla.

 

Thonj që kanë një strukturë të shkatërruar.

Kjo mund të shkaktohet nga gjëra të ndryshme, duke filluar që nga një dietë jo e shëndetshme e deri tek sëmundjet.

 

Një shkak i zakonshëm është mungesa e squfurit në dietë, që gjendet në gjëra të tilla si qumështi, arrat dhe mjedrat.

 

Sa i përket sëmundjeve, probleme si ekzema  mund të shkatërrojnë gjithashtu strukturën e thonjve tuaj, kështu që bisedoni me mjekun tuaj nëse jeni të shqetësuar.

 

Thonjtë e thatë, të thyer.

thonjte (3)

 

Është vlerësuar se një në pesë të rritur vuajnë nga thonjtë e dobët, të thatë, të hollë dhe që thyhen lehtësisht.

 

Kjo varet nga sasia e ujit që konsumoni.

 

Thonjtë përbëhen nga rreth 18 % ujë dhe kur këto nivele bien nën 16 %, ato mund të bëhen të thata dhe të lehta për t’u thyer.

 

Për të zgjidhur problemin, përpiquni të pini dy litra ujë çdo ditë.

 

Mungesa e zinkut mund të jetë një ndër arsyet e tjera, kështu që shtoni ushqime të tilla si mish viçi, fara kungulli dhe thjerrëza, në dietën tuaj.

 

Nëse këto nuk ju pëlqejnë, sugjerohet që të merrni 15-30 mg shtesë zink çdo ditë për tre muaj me radhë.

 

Kafshimi i thonjve.

Kafshimi vazhdimisht i thonjve mund të dëmtojë shtratin e thonjve, i cili i bën thonjtë jashtëzakonisht të shkurtër.

 

Ky zakon i tmerrshëm madje mund t’ju shkaktojë herpes. Edhe pse është shumë e rrallë, ka pasur raste kur njerëzit kanë vuajtur nga flluskat që u janë shfaqur në buzë, për shkak të transferimit të baktereve nga gishtërinjtë në gojë.