Nga 1 prilli në fuqi sistemi i ri për siguracionet e makinave!...

Nga 1 prilli në fuqi sistemi i ri për siguracionet e makinave! Ndryshojnë tarifat bazuar në…

898
0

Nga sot nis sistemi i ri për siguracionet e makinave. Për më tepër kompanitë duhet të mbajnë e historikut të dëmeve për drejtuesit e makinave. Udhëzimi i ri i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare parashikon që për një vit do të krijohet historiku i dëmeve, ndërsa zbatimi i tarifave mbi bazën e këtij sistemi do të nisë me 1 prill 2020. Të dhënat vjetore do të përcaktojnë se ata që kanë bërë aksidente gjatë një viti do të paguajnë çmim më të lartë të sigurimit, ndërsa kush nuk ka kryer aksident do të paguajë një tarifë më të ulët. Ndaj bëni kujdes se me këtë sistem të ri kush bën aksident do të paguajë siguracion më të lartë në vitin pasardhës.

Udhëzimi përcakton se do të ketë gjithashtu edhe ulje të tarifës për makinat me fuqi të ulët motorike, një faktor që do të ndikojë në përcaktimin e çmimit do të jetë edhe territori ku përdoret mjeti.

Ky sistem i ri quhet bonus-malus për çmimet e siguracioneve parashikon 18 kategori ku për secilën ka një koeficient. Koeficienti më i ulët është për ata që nuk kanë bërë aksidente dhe vjen me rritje për ata që gjatë vitit kanë bërë.

Sa më i lartë koeficienti si rrjedhojë e aksidenteve të kryera aq më e lartë dhe tarifa që duhet të paguajnë për siguracionin e automjetit.